Korrupsioni në Kosovë ka përfshirë edhe kompanitë private, thonë ekspertë të ekonomisë. Sipas tyre, dhënia e mitos zyrtarëve qeveritarë, si në nivelin qendror, po ashtu edhe në atë lokal, për të fituar një tender, është kushti kryesor që po krijon rritjen e korrupsionit në rrafshin ekonomik. Ekspertët thonë se në momentin kur institucionet publike shpallin ndonjë tender, paraprakisht dihet edhe fituesi.
Nëse një kompani private dëshiron që të rrisë profitin dhe të mbijetojë në tregun kosovar, këtë nuk mund ta bëjë në mënyrë normale, por vetëm duke u përfshirë në afera korruptive, thonë përfaqësues të komunitetit të biznesit dhe njohës të çështjeve ekonomike.
Sipas tyre, dhënia e mitos zyrtarëve qeveritarë, si në nivelin qendror, po ashtu edhe në atë lokal, për të fituar një tender, është kushti kryesor që po krijon rritjen e korrupsionit në rrafshin ekonomik, e konkretisht te kompanitë e mëdha biznesore.
Eksperti Naim Gashi thotë se në momentin kur institucionet qeveritare shpallin tenderin, paraprakisht dihet edhe fituesi. Lidhur me këtë, ai shpjegon më shumë:
“Niveli më i lartë i korrupsionit është te përgatitja e dosjeve tenderuese. Zakonisht dosja tenderuese përgatitet në bazë të CV-së së një kompanie të caktuar, me të cilën zyrtarët pretendojnë t’ia japin tenderin”.
“Do të thotë, në momentin kur shpallet tenderi, atëherë paraprakisht dihet edhe fituesi. Kjo për arsye se vetëm ajo kompani, me të cilën zyrtarët në shumicën e rasteve kanë lidhshmëri, fiton tender, pasi kriteret të cilat përcaktohen në tender, janë të përafërta me kriteret, që i plotëson një kompani e caktuar”.
Edhe Agim Shahini, kryetar i Aleancës Kosovare të Biznesit, vlerëson se kompanitë, të cilat kanë lidhje me përfaqësues të institucioneve, e kanë më lehtë për të mbijetuar dhe të kenë përfitime më të mëdha.
“Dihet se shumë kompani private, qoftë në vend apo jashtë Kosovës, për të marrë një punë të fuqishme në Kosovë, ajo duhet të jetë e mbështetur nga institucionet, të cilat e japin këtë tender, përndryshe nuk e kanë atë privilegj të marrin një punë të tillë”, thekson Shahini.
Naim Gashi, ndërkaq thotë se buxheti i Qeverisë, respektivisht shpenzimet kapitale dhe shpenzimet për mallra dhe shërbime, janë mjetet kryesor për komunitetin e biznesit.
“Për arsye se ne të gjithë jemi dëshmitarë se bizneset, të cilat janë të afërta me Qeverinë, ato po lulëzojnë për çdo ditë e më tepër. Do të thotë niveli i korrupsionit është relativisht i lartë, fatkeqësisht kjo për arsyen e vetme se buxheti i qeverisë, janë paratë kryesore të cilat qarkullojnë në tregun e Kosovës”, vlerëson Gashi.
Ndryshe, Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, më herët ka përgatitur një raport lidhur me nivelin e korrupsionit te bizneset. Në këtë raport janë përfshirë mbi 550 kompani, ndërsa 60 për qind prej tyre kanë deklaruar se në mënyrë të drejtpërdrejtë kanë dhënë mito në të kaluarën dhe se pranimi i korrupsionit varet edhe nga madhësia e bizneseve.
Në anën tjetër, zyrtarë të Qeverisë në dorëheqje, tashmë sa herë kanë deklaruar se prioritet i Qeverisë është lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Sipas tyre, përpjekjet e vazhdueshme të ekzekutivit janë që të krijojë ambient të përshtatshëm për komunitetin e biznesit.