Anëtarët shqiptarë të Komisionit për Regjistrimin e Popullsisë janë tërhequr nga puna e mëtejmë e tij, për shkak të, siç thonë, mosrepsketimit të procedurës së përfaqësimit të shqiptarëve në numrin e regjistruesve.
Ata thonë se të gjitha vendimet e fundit të këtij organi janë marrë pa konsensus, përfshirë edhe shpalljen e konkursit për pranimin e regjistruesve, që nga ana e tyre është vlrësuar i dëshmëshm për shqiptarët.
Ata shtrojnë pyetjen se si është e mundur që në komunat me shumicë dërrmuese shqiptare, numri i regjistruesve shqiptarë dhe maqedonas të jetë i barabaratë?!
“Mënyra se si bëhet kjo është e patolerueshme, sepse vetë ligji ka krijuar një strukturë që është më përgjegjëse, që është Komisioni Shtetëror i Regjistrimit, që duhet të organizojë dhe realizojë regjistrimin mbi bazën e një bashkëpunimi, koordinimi reciprok, dhe jo mbi bazën e mbivotimit”, deklaroi zëvëndëskryetari i komisionit në largim, Abdylmenaf Bexheti.
Mosmarrëveshjet me anëtarët shqiptarë paraprakisht i konfirmoi edhe vetë kryetarja e komisionit, Vesna Janevska, e cila i ftoi ata që përmes dialogut t’i zgjidhin çështjet kontestuese.
Janevska nuk pajtohet me vlerësimet për mosrespktimin e përfaqësimit të drejtë dhe adekuat.
“Absolutisht, është mbajtur llogari për përfaqësimin e drejtë dhe adekuat të të gjitha bashkësive etnike në Maqedoni dhe kjo ashtu do të mbetet. Në regjistrim do të marrin pjesë të gjitha bashkësitë etnike që jetojnë në Maqedoni”.
“Nga numri i përgjithshëm i regjistruesve prej mbi 16,500, rreth 47% do të jenë maqedonas, 22.9 % shqiptarë dhe përqindja tjetër do t’u ndahet bashkësive të tjera të mbetura etnike”, tha kryetarja e Komisionit për Regjistrim, Vesna Janevska.
Por, anëtarët shqiptarë thonë se manipulimi është bërë në ndarjen e regjistruesve dhe këtë e ilustrojnë me komunën e Likovës, ku 99% e popullatës është shqiptare, ndërsa me konkurs parashihet që regjistrimin ta realizojnë 45 regjistrues shqiptarë dhe 45 serbë, për faktin se në këtë komunë jetojnë edhe disa familje serbe. Numri i këtyre të fundit, sipas anëtarëve shqiptarë, është më i vogël se numri i regjistruesve.
Zëvëndëskryetari Abdylemnaf Bexheti tha se anëtarët shqiptarë do të kthehen në komision vetëm nëse revidohen të gjitha vendimet e miratuara pa praninë e tyre.
Lidhur me situatën e krijuar ka reaguar edhe zëvëendëskryeministri Abdilaqim Ademi. Ai beson në tejkalimin e situatës dhe miratimin e vendimeve vetëm me konsensus.
“Unë shpresoj se komisioni dhe anëtarët e komisionit do të gjejnë arsyen për të tejkaluar këtë situatë dhe për t’i miratuar të gjitha vendimet me konsensus, pasi bëhet fjalë për një proces të rëndësishëm, i cili gjithashtu mund të ketë edhe implikime tjera, edhe në jetën politike, edhe shoqërore këtu në Maqedoni”.
“Prandaj, edhe një herë apeloj që Komisioni Shtetëror për Regjistrim të rishqyrtojë vednimin e marrë me mbivotim”, deklaroi Ademi.
Procesi i regjistrimit të popullisë është paraparë të mbahet nga data 1 deri më 15 prill të këtij viti, por caktimi i kësaj date është kritikuar nga opozita shqiptare, e cila përveç ndryshimit të afatit për mbajtjen e tij, ka ngritur edhe dilema tjera, që, sipas saj, do të çojnë në manipulim me numrin real të shqiptarëve në Maqedoni.
Në bazë të regjistrimit të para 10 vjetëve nurmri i shqiptarëve në Maqedoni arrin 22.9 % nga numri i përgjithshëm i popullsisë 2-milionëshe.