Çështjet e përmendura në strategjinë për integrimin e pjesës veriore të Kosovës, do të jenë pjesë e bisedimeve të ardhshme ndërmjet Prishtinës e Beogradit, thanë përfaqësuesit serbë të shoqërisë civile në Kosovë, duke e quajtur të dështuar implementimin e deritashëm të kësaj strategjie. Ndërkaq, përfaqësues të institucioneve kosovare thanë se me Beogradin mund të bisedohet për gjëra teknike që ndërlidhen me veriun, por assesi të krijohet situata kur Beogradi të vendosë për gjendjen në veri.
Autoritetet kosovare u bënë thirrje mekanizmave vendorë e ndërkombëtarë të sigurisë të krijojnë parakushtet për zbatimin e mëtejmë të strategjisë për integrimin e pjesës veriore të Kosovës.
Ata thanë se pavarësisht hapave të parë të jetësimit të këtij dokumenti në terren, integrimi i tërësishëm i pjesës veriore është pamundësuar për shkak të incidenteve të vazhdueshme dhe sulmeve ndaj qytetarëve serbë që kanë bashkëpunuar me institucionet kosovare.
Zhvillimet e javëve të kaluara, sipas ministrit në dorëheqje të Administrimit të Pushtetit Lokal, Sadri Ferati, kanë dëshmuar se veriu mbetet ende zonë e rrezikshme.
“Fillimisht, duhet të rritet sundimi i ligjit, ngase siç e di opinioni, pas të gjitha veprimeve që i kemi bërë, vetëm njerëzit që janë shprehur lirshëm dhe të gatshëm për të bashkëpunuar, janë rrezikuar. Nga hedhja e bombave, koktej molotovit dhe plagosja e njerëzve u pa se pjesa veriore e qytetit të Mitrovicës dhe veriu në përgjithësi është shumë i rrezikshëm”, tha Ferati për Radion Evropa e Lirë.
Ministri në largim, Ferati, theksoi se nuk kanë pushuar përpjekjet dhe puna e ekzekutivit kosovar dhe Zyrës Civile Ndërkombëtare - që të dyja hartuese të strategjisë për veriun, në shtrirjen e sundimit të ligjit, decentralizimin dhe përmirësimin e gjendjes socio-ekonomike të pjesës veriore.
Mirëpo, drejtori i Qendrës për Zhvillimin e Shoqërisë Civile (CCSD), Momqillo Arllov, tha se strategjia për integrimin e veriut nuk paraqet një plan të qartë se si mund të integrohet veriu në jetën institucionale dhe shoqërore të Kosovës.
Arllov tha se strategjia nuk ekziston si e tillë, ndërsa shprehu bindjen se shumë çështje të identifikuara në dokumentin në fjalë, do të mund të shtrohen për debat në kuadër të dialogut të ardhshëm ndërmjet Kosovës e Serbisë.
“Në periudhën e ardhshme presim bisedimet Prishtinë – Beograd të udhëhequra nga BE-ja dhe të gjitha ato çështje politike që janë përfshirë në këtë dokument, ta quajmë edhe strategji, janë vënë në kuadër të zgjidhjeve të çështjeve teknike”, tha Arllov.
Vënien e çështjes së veriut të Kosovës si temë diskutimi me Beogradin e zyrtar e hedhin kategorikisht poshtë zyrtarë të institucioneve kosovare.
Ministri në dorëheqje i Pushtetit Lokal, Ferati, tha se me Beogradin zyrtar mund të bisedohet vetëm për çështjet që kanë të bëjnë me përmirësimin e gjendjes për qytetarët e veriut të vendit.
Ferati theksoi se Beogradi nuk bën të shndërrohet në faktor, i cili vendos për situatën në veri të lumit Ibër.
“Bisedimet do ta lehtësojnë gjithë këtë proces, atëherë nënkuptohet se nuk ka asgjë të keqe që të bisedohet, por kurrsesi që Beogradi të shndërrohet në një subjekt që ta diktojë se kur do të ketë sundim ligji, e kur nuk do të ketë sundim ligji në veri”, theksoi Ferati.
Serbët e veriut të Kosovës, ndërkaq, vazhdojnë të mohojnë autoritetin shtetëror të Kosovës. Kundërshtimi i tyre ndaj proceseve shtetërore u dëshmua dhe në zgjedhjet e fundit parlamentare ku, për dallim nga pjesëmarrja rekorde e serbëve në zonat qendrore të vendit, në zgjedhjet në veri të Mitrovicës, Leposaviq, Zveçan dhe Zubin Potok morën pjesë një numër minimal i qytetarëve serbë.

Fillimisht duhet të rritet sundimi i ligjit, ngase siç e di opinioni, pas të gjitha veprimeve që i kemi bërë, vetëm njerëzit që janë shprehur lirshëm dhe të gatshëm për të bashkëpunuar, janë rrezikuar.