Për vite të tëra, termi ‘zërat e rrugës’ në vendet arabe ka zënë një vend të rëndësishëm në fjalorin politik.
Kjo terminologji nuk ka të bëjë me një vendndodhje konkrete, por gjithsesi është shoqëruar me ndjesinë e diçkaje të rrezikshme, ku zë vend radikalizmi dhe opinionet e tjera të dëmshme.
Miti i zërave të rrugës duket se tashmë po konkretizohet me protestat që kemi parë në Tunizi, Egjipt, Jordani apo Jemen. Protestat e javëve të fundit e detyruan Amer Musën, ish-ministrin e Jashtëm të Egjiptit të deklarojë “reforma është fjala kyçe”.
Dr. Maha Azam, nga Cahatham House në Londër, thotë se shkaqet e protestave në Egjipt janë të ngjashme me ato të protestave në vendet fqinje.
“Kemi parë protesta në Jordani, Jemen, Algjeri dhe ato në Egjipt, që nuk janë më të lokalizuara. Pakënaqësitë janë të ngjashme në të gjitha këto vende. Ato lidhen me zemërimin për shkak të situatës politike dhe regjimeve autoritare që kanë ekzistuar për një kohë kaq të gjatë. Ka një kërkesë të përgjithshme për reforma dhe përgjegjësi”, thotë Azam.
Ajo shton se protestat që kemi parë së fundi në vendet arabe nuk janë rezultat i thirrjes së ndonjë grupimi të caktuar politik.
“Ajo që po shohim janë zërat e rrugës që vijnë nga vendet arabe. Në protesta nuk kemi parë ndonjë forcë konkrete politike. Ato çfarë shohim janë tendenca politike dhe një përpjekje për të ruajtur dimensionin paqësor të protestave”, sqaron Azam.
Në këto kushte, sipas analistëve, roli i Shteteve të Bashkuara është shumë i rëndësishëm. Kjo duket më qartë kur dihet se Uashingtoni është një nga partnerët kryesorë të Egjiptit, si financiarisht, edhe ushtarakisht.
Sipas Azam, Shtetet e Bashkuara duhet të dëshmojnë një lloj solidariteti me protestuesit, në mënyrë që të mos gjykohen si aleatë të regjimeve totalitare.
“Mendoj se është e rëndësishme ta shohim këtë ndryshim, për çfarë Perëndimi dhe Shtetet e Bashkuara duhet të rishohin qasjen e deritashme. Sot po kërkohet demokratizimi dhe do të ishte me shumë rëndësi që Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e tjerë të merrnin një qëndrim më të qartë sa u përket zgjedhjeve të lira e të ndershme në këto shtete”, thotë Azam.
Edhe presidenti Obama në fjalën e tij të 27 janarit duket se ka shprehur solidaritetin me këto kërkesa.
“Ka disa parime bazë për të cilat ne si amerikanë besojmë se janë universale. Ato janë: liria e fjalës, liria e shprehjes dhe mundësia që njerëzit të përdorin lirshëm rrjetet sociale për të komunikuar. Këto vlera janë po aq të vlefshme për botën arabe sa janë dhe për Shtetet e Bashkuara”, tha Obama. (i.b.)