Ngritja e komisionit hetimor parlamentar për ngjarjen e 21 janarit - demonstratës opozitare që përfundoi me një bilanc tragjik, 3 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur në radhët e civilëve dhe policisë, do të hedhë dritë sipas përfaqësuesve të mazhorancës në atë që e cilësojnë tentativë për grusht shteti.
Anëtari i këtij komisioni, Fatos Hoxha, thotë se do të ushtrohet kontroll parlamentar, në përputhje me ligjin dhe Kushtetutën, mbi veprimet dhe mosveprimet e institucioneve të sigurisë.
Jo për herë të parë mazhoranca akuzon lidershipin opozitar edhe Prokurorinë si autorë të një skenari për rrëzimin me dhunë të qeverisë.
“Kemi pasur një udhëheqje politike që ka lajmëruar demonstratën, ka lajmëruar që është e dhunshme, janë përdorur të gjitha taktikat që përdoren në raste universale të grushtit të shtetit, siç u përdor sulmi mbi Kryeministrinë – këtu dua të përfshij edhe veprimet e Prokurorisë të datës 22, e cila, në këndveshtrimin tim, me urdhër të kryetarit të opozitës, gjeti fajtorët e vrasjes”.
“Atje ku drejtoi gishtin kryetari i opozitës, atje nxori fletarrestimet në mënyrë të kundërligjshme. Një implikim tjetër ka dhe Shërbimi Informativ që nuk ka dhënë asnjë të dhënë në lidhje me këtë akt”, thotë Hoxha.
Por, opozita, e cila e ka bërë të qartë mospjesëmarrjen në këtë komision, sheh në ngritjen e tij arsye aspak ligjore të mazhorancës. Deputeti socialist, Blendi Klosi, liston disa prej tyre.
“Qëllimi i këtij komisioni është një qëllim ogurzi, fillimisht të paralizojë veprimtarinë e organeve të akuzave. Po ashtu kërkon të penalizojë Shërbimin Informativ Kombëtar dhe të godasë direkt presidentin e republikës. Një arsye krejtësisht e qartë e këtij komisioni është hetimi i opozitës shqiptare”, deklaron Klosi.
Klosi thotë se është i ligjshëm veprimi i Prokurorisë së Përgjithshme për lëshimin e urdhër-ndalimeve për 6 drejtues të gardës së republikës.
“Nuk ka asnjë dyshim apo hipotezë që vrasësit u vranë me armë nga brenda gardës së republikës... Mendoj se vendimi i Prokurorisë ishte krejtësisht i saktë, duke kërkuar që të merren si të pandehur ata që kanë dhënë urdhër”.
“Kryeministri që përbetohet për zbatimin e ligjshmërisë, nuk pranoi të zbatonte urdhrat e Prokurorisë. Këtu shteti ka rënë, shteti ka marrë fund”, thotë Klosi.
Pas 21 janarit, opozita do të jetë në shesh më 28 janar, në një tjetër demonstratë, për të cilën drejtues të saj thonë se do të jetë e heshtur, pa akte dhune, në përkujtim të tri viktimave që i cilëson si heronj të demokracisë.
Por, sipas deputetit Hoxha, duhet marrë me shumë rezerva ajo çfarë deklaron kryetari i PS-së, Edi Rama, pasi, sipas tij, mazhoranca disponon fakte se grushti i shtetit vazhdon.
“Gjithçka mund të ndodhë. Ajo që thashë dhe që po thotë kryeministri çdo ditë – grushti i shtetit vazhdon – është një këmbanë alarmi për gjithë vendin, për të gjitha organet e sigurisë, për gjithë popullin shqiptar”, thekson Hoxha.
Komisioni parlametar do të hetojë për tre muaj dhe pritet që të thërrasë për të dëshmuar drejtues të lartë të institucioneve, që mbajnë përgjegjësi për rendin kushtetutes në vend.
Të gjitha gjasat janë që veprimtarinë e tij ky komision ta kryejë pa praninë e opozitës, nisur dhe nga mungesa e saj në seancën e jashtëzakonshme të kuvendit, ku vetëm me votat e mazhorancës u miratua ngritja e tij.