Kosova, këto ditë, po ballafaqohet me temperatura të ulëta. Këtë gjendje e ka vështirësuar edhe më shumë mungesa e ngrohjes nga ndërmarrja publike komunale e Prishtinës “Termokos”.
Temperaturat edhe kësaj jave do të vazhdojnë të jenë nën zero gradë celsius, thotë Sylë Tahirsylaj, nga Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
“Sot, në shkallë vendi, temperaturat minimale janë luhatur nga -4 deri në -10 gradë celsius. Nata e ditës së sotme do të jetë me temperatura deri në -17 gradë. Kjo gjendje do të jetë gjatë gjithë javës, me acar dhe ftohtë”, thotë Thairsylaj.
Krahas temperaturave të ulëta, ajo që ka rënduar jetën e qytetarëve në Prishtinë është mungesa e ngrohjes. Në mungesë të rezervave të mazutit, “Termokos”, që nga java e kaluar, ka ndërprerë përkohësisht furnizimin me ngrohje.
Nga kjo gjendje më se keqi kanë pësuar nxënësit nëpër shkolla dhe fëmijët në foshnjore.
Në një shkollë në Prishtinë tashmë është ndërprerë procesi mësimor, ndërsa në pesë shkolla të tjera mësimi po zhvillohet me orar të shkurtuar, thotë Muhamet Gashi, zëdhënës në Komunën e Prishtinës.
Për të tejkaluar këtë situatë, Gashi thotë se komuna ka planifikuar të ndajë edhe 300 mijë euro për “Termokos”-in.
“Kjo shumë i dedikohet për ofrimin e ngrohjes për institucionet shkollore dhe parashkollore. Mirëpo, kur jemi të subvencionimi i kësaj kompanie, duhet të theksojmë se në bazë të Ligjit mbi ndërmarrjet publike, Komuna e Prishtinës nuk ka obligime financiare ndaj kompanive publike, e në këtë rast ndaj ‘Termokos’-it”.
“Mirëpo, për ta tejkaluar këtë situatë, vetëm gjatë vitit 2010 dhe në këtë fillimvit, Komuna e Prishtinës i ka ndarë rreth një milion euro kësaj kompanie”, thekson Gashi.
Për sa kohë do të jetë e mjaftueshme kjo shumë që “Termokos”-i të sigurojë furnizimin me ngrohje, Zana Efendia, zëdhënëse në këtë institucion, shpjegon më shumë:
“Sipas përllogaritjeve të departamentit të prodhimit, shuma prej 300 mijë eurosh i bie tetë ditë pune ngrohje. Natyrisht se kjo ngrohje do të jetë me reduktime”.
Edhe Ministria e Ekonomisë dhe Financave sot ka ndarë një shumë prej 208 mijë eurosh për ndërmarrjen “Termokos” dhe ngrohtoren e qytetit në Gjakovë.
Zana Efendia thotë se tashmë është porositur lënda djegëse nga kontraktori i mazutit.
“Derisa ‘Termokos’-i të arrijë të marrë në xhirollogari mjetet, të cilat do të ndahen nga Kuvendi Komunal, ka rënë dakord me kontraktorin e mazutit që më së largu sot, eventualisht nesër, të sjellë sasi tjera të mazutit për të rinisur sezonin ngrohës”, thotë Efendia.
Në kuadër të subvencioneve për blerjen e mazutit për ngrohjet qendrore, në vitin 2011 nga Ministria e Ekonomisë dhe Financave janë paraparë 1 milion e 250 mijë euro, sa kanë qenë edhe në vitin 2010. Nga kjo shumë, 82 për qind i takojnë “Termokos”-it, kurse 18 për qind Ngrohtores së Gjakovës.
Për shkak se Ligji për buxhetin e vitit 2011 ende nuk është miratuar, mbështetur në mundësitë ligjore për alokimin e mjeteve, janë ndarë vetëm dy të dymbëdhjetat e shumës vjetore apo 208 mijë euro.