Me 166 vota pro dhe vetëm 8 kundër, me 9 të përmbajtur, Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës ka miratuar sot rezolutën, me të cilën kërkon hetime për trafikimin e organeve në Kosovë dhe në veri të Shqipërisë, siç ka akuzuar në raportin e tij deputeti zviceran, Dik Marti.
Ky i fundit ka marrë mbështetje të madhe për raportin e tij, në të cilin akuzon edhe disa zyrtarë të lartë të Kosovës, përfshirë kryeministrin Hashim Thaçi.
Rezoluta në fjalë kërkon që EULEX-i të ketë edhe mandat, edhe mbështetje të nevojshme politike e financiare për t’i bërë hetimet.
Miratimit të këtij raporti i parapriu një debat në seancën e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, që kishte filluar që në mengjes, për të përfunduar pasdite vonë.
Në fillim të seancës ka folur së pari vetë autori, i cili shpesh ka përmendur librin e ish-kryeporkurores së Tribunalit të Hagës, Karla del Ponte, duke thënë se shqetësimet që përmend ajo në librin e saj, nuk kanë mundur të mbeten të pahetuara.
Marti ka përsëritur akuzat se Kosova dhe Shqipëria nuk kanë bashkëpunuar sa duhet, ndërsa ka akuzuar edhe Tribunalin e Hagës për shkatërrimin e provave të mbledhura në të ashtuquajturën “shtëpi e verdhë“.
Duke folur për ato që e kanë shtyrë ta bëjë këtë raport, Dik Marti ka thënë:
"Kërkimi i së vërtetës dhe denoncimi i padrejtësisë shpesh është i dhimbshëm, shqetësues dhe gërsheton strategjitë politke me interesat politike. Ne në këtë Asamble kemi thënë gjithmonë se të drejtat e njeriut asnjëherë nuk mund të sakrifikohen”.
“Ato nuk janë dhe nuk mund të bëhen kurrë të negociueshme“, ka thënë Marti në fjalën e tij hyrëse.
Raportuesi nga Zvicra, në këtë fjalim, është arsyetuar disa herë se nuk ka asgjë kundër popullit të Kosovës dhe se ky raport nuk ka të bëjë fare as me statusin e Kosovës e as me raportet e Kosovës me Serbinë.
"Ky raport nuk është raport kundër popullit të Kosovës, e as kundër popullit shqiptar. Ai nuk paraqet thirrje mbrojtëse për Serbinë“, ka thënë Marti, duke shtuar se ai nuk i vë në dyshim krimet e tmerrshme të kryera në Kosovë nga regjimi i Millosheviqit.
Më tej në fjalimin e tij, Dik Marti ka pohuar se ka dëshmi për dyshimet që përmend në raport dhe se ka dëshmitarë me emra dhe mbiemra, të cilët nuk kanë lidhje as me Rusinë e as me Serbinë.
"Po, këta dëshmitarë e duan shtetin e tyre, Kosovën. Por, ata janë shumë të frikësuar. Ata nuk i besojnë drejtësisë kombëtare apo ndërkombëtare, e cila nuk ka qenë në gjendje dhe ende nuk është në gjendje t’i mbrojë dëshmitarët. Si mund t’i fajësojmë ata për këtë“, ka thënë Marti.
Nga shumcia e folësve në seancë, përfshirë edhe përfaqësuesit e grupimeve kryesore partiake, raporti i Martit ka fituar mbështetje të fuqishme, që u pa edhe në rezultatin e votimeve.
Autori ka marrë edhe lëvdata për atë që folësit e kanë konsideruar si “punë të jashtëzakonshme“. Disa folës kanë fajësuar edhe bashkësinë ndërkombëtare, e cila, sipas tyre, ka lejuar që krimet të kalojnë të padënuara, për shkak të interesave poltiike.
Ka qenë një deputet socialist nga Franca, i cili, megjithatë, ka thënë se ky raport duhet të merret me rezerva, sepse ka shumë pjesë ku duket sikur ai të jetë përmbledhje e thashethëmeve dhjetëvjeçare në rajon.
“Raportet pozitive për këtë raport nga ana e mediave nuk duhet të na ndalin që ta shohim me sy kritik këtë raport“, ka thënë Zhan Klod Frekon nga Franca.
Milenko Doriq nga Kroacia, me profesion mjek, ka shprehur dyshimet se transplantimi i organeve ka mundur të bëhet në ato kushte. Ai ka thënë se pak klinika në rajon mund të bëjnë transplantimin e organeve, sepse për këtë, sipas tij, kërkohet një operacion i komplikuar, me mjekë të kualifikuar dhe kushte të duhura.
Një deputet nga Monako ka konfirmuar se kërkesa për nxjerrjen e këtij raporti ishte iniciuar nga Kosaçev nga Duma ruse.
Deputetët nga Rusia edhe në këtë seancë ishin aktivë në mbështetje të raportit të Martit, duke i quajtur pjesët e raportit si dëshmi, siç janë shprehur ata, “të politikës së dyfishtë të bashkësisë ndërkombëtare”.
Disa deputetë të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës kanë kërkuar që ky raport të mos keqpërdoret për të vënë në dyshim pavarësinë e Kosovës.
Deputetët nga Shqipëria kanë paraqitur disa amandamente, në mënyrë që raporti të bëhej më pak politik. Por, të gjitha këto u hodhën poshtë në votim.
U pranua, dhe atë me pajtimin e vetë raportuesit, vëtëm kërkesa që të ndryshohet titulli i raportit - në vend të “Raport për trafikim të organeve“ të thuhet “Hetim mbi trafikmimin e organeve”.
********
Raporti i Martit dhe pasojat negative
Bekim Bislimi
Prezantimi i raportit të Dik Martit për Kosovën para Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës nuk do të sjellë asgjë spektakulare, por, megjithatë, kjo do të përshkohet me bujë dhe konsekuenca negative për imazhin e Kosovës, vlerësojnë ekspertët e së drejtës ndërkombëtare në Prishtinë.
Afrim Hoti, profesor i së drejtës ndërkombëtare, thotë se raporti i Dik Martit do të shtrohet për diskutim si një draft-rezolutë e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës.
Ai shpreh bindjen se si i tillë do të miratohet, duke u bërë thirrje autoriteteve përkatëse që të fillojnë hetimet eventuale, thënë kushtimisht, për të gjeturat e këtij raporti.
“Nuk besoj se do të kemi ndryshime praktike në terren, sepse, fundja, kjo rezolutë, ashtu sikurse edhe të gjitha aktet tjera të Këshillit të Evropës, nuk kanë karakter obligativ. Do të thotë, vetëm se denoncojnë ose iniciojnë raste për hetime. Nuk besoj se do të ketë diçka të re".
"Nuk ka argument shtesë, i cili nuk është njohur më parë nga hetimet e bëra nga Tribunali i Hagës dhe administrata e UNMIK-ut. E tëra do të përshkohet me bujë dhe, normalisht, me konsekuenca negative dhe prishje të imazhit ndërkombëtar të Kosovës”, thotë Hoti.
Eqrem Zenelaj, gjithashtu ekspert i së drejtës ndërkombëtare, e vlerëson raportin e Dik Martit dhe prezantimin e e tij para Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës si një skenar dashakeq për Kosovën.
“Duhet theksuar se Këshilli i Evropës është një organ jashtë Bashkimit Evropian. Është një organizatë e veçantë evropiane e karakterit regjional, në të cilën janë të përfaqësuara edhe shtetet tjera - ndër to edhe Rusia dhe Serbia".
"Prandaj, pikërisht ky është një skenar i përgatitur për Kosovën, me qëllim që t'i pengojë njohjet tjera dhe me qëllim që të njollosë politikën kadrovike udhëheqëse të shtetit të Kosovës”, thotë Zenelaj.
Por, të dy këta ekspertë të së drejtës ndërkombëtare vlerësojnë se Kosova duhet dhe mund të ndërmarrë hapa, me të cilët do të relativizonte efektin dhe ndikimin eventual negativ të raportit të Dik Martit.
Hoti thotë se Kosova nuk mund të ndërmarrë ndonjë hap, në kuptimin formal, për pengimin ose riparimin e tekstit të draft-rezolutës.
“Kosova mund ta përmirësojë imazhin nëse do të bëjë hapa shumë pozitivë, vetëm për aq kohë sa është tërësisht e hapur dhe është kooperative, ndërton institucione demokratike, i respekton të drejtat e njeriut dhe kështu me radhë”, vlerëson Hoti.
Ndërkaq, Zenelaj bën thirrje për përgjigje institucionale.
“Duhet sa më parë të bëhet konsolidimi i qeverisë dhe i institucioneve tjera shtetërore. Duhet sa më parë të bëhet një koalicion qeveritar. Gjithashtu, duhet sa më parë të punojmë më shumë, për t’i kryer punët e brendshme - në radhë të parë, rreth atyre që i quajmë ‘kriteret e Kopenhagës’, për t’i plotësuar kriteret ekonomike, politike dhe juridike”, thotë Zenelaj.
Ai gjithashtu shton se raporti i Dik Martit do të ndikojë edhe në çështjen e bisedimeve eventuale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“Në fakt, i tërë ky skenar, i cili është përgatitur nga qendrat e caktuara serbo-sllave, por edhe raporti i Dik Martit, kanë të bëjnë, ndër të tjera, me atë që të bëhet një presion në shtetin e Kosovës".
"Në fakt, Serbia po tenton, përmes aleatëve të saj, të bëjë një presion dhe ta komprometojë politikën udhëheqëse (të Kosovës), t'i destabilizojë trojet shqiptare në Ballkan dhe pala e Kosovës të jetë e dobët në këto bisedime”, vlerëson zoti Zenelaj.
Ndërsa, Hoti thotë se raporti i Dik Martit tashmë i ka vënë autoritetet kosovare në pozitë të disfavorshme. Prandaj, sipas tij, autoritetet kosovare nuk do të duhej të nisnin dialogun me Serbinë menjëherë pas debatimit të raportit të Dik Martit në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës.
“Mendoj se do të duhej të kalonte një kohë, që të konsolidohej autoriteti shtetëror i Kosovës, pas formimit të institucioneve tona, krejtësisht të reja, të dala nga vota e lirë e popullit, që të uleshim në bisedime me Serbinë. Ulja e shpejtë (në bisedime), normalisht se do ta vënte palën kosovare nën një presion të hatashëm”, konkludon Hoti.