Përpjekjet drejt integrimit për Ballkanin Perëndimor janë penguar nga problemet e vazhdueshme në rrafshin e të drejtave të njeriut. Në raportin e fundit, të publikuar sot, Hjuman Rajts Uoç (Human Rights Watch), adreson shqetësimet mbi të drejtat e njeriut në Bosnjë e Hercegovinë, Kroaci, Serbi dhe në Kosovë, gjatë vitit 2010.
Kapitujt për Ballkanin Perëndimor, në raportin 649 faqesh, pasqyrojnë një përparim të përzier drejt llogaridhënies për krime lufte, abuzimit ndaj pakicës rome, mungesës së përparimit në mbështetjen e refugjatëve dhe të zhvendosurve, keqtrajtimin e gazetarëve dhe të drejtat e njerëzve me nevoja të veçanta.
“Çdokush mund të pajtohet se integrimi evropian është synim për gjithë Ballkanin Perëndimor”, ka thënë Benxhamin Uard, zëvendësdrejtor për Evropën dhe Azinë Qendrore në HRW.
Por, ai ka thënë gjithashtu se, “qeveritë në këtë rajon duhet ta kuptojnë se një angazhim më i madh për të drejtat e njeriut, është element thelbësor për aspirimet e këtilla evropiane”.
Megjithatë, HRW vlerëson se llogaridhënia për krimet e luftës mbetet çështja kryesore në Ballkanin Perëndimor, qoftë në rrafshin e bashkëpunimit me Tribunalin Ndërkombëtar të Hagës, qoftë në ndjekjen penale nga prokuroritë vendore.
Kosova
Në Kosovë, hetimet dhe ndjekjet penale për krime lufte dhe krim të organizuar vazhdojnë të mbeten të ngathëta dhe të paparashikueshme, me gjithë ndihmën që misioni evropian për sundimin e ligjit jep për të zhvilluar institucione të ligjshme dhe për të mbështetur sundimin e ligjit.
EULEX-i duhet që hollësisht t’i hetojë akuzat kredibile për rrëmbime, transferime në Shqipëri, ekzekutime dhe trafikim të mundshëm organesh nga disa zyrtarë të lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ashtu siç është përshkruar në raportin e raportuesit të posaçëm të Këshillit të Evropës, Dik Marti.
Për të siguruar një efektshmëri të hetimeve, EULEX-i duhet të emërojë një prokuror të ri dhe të posaçëm për të hetuar dhe që të revitalizojë programin që ka Kosova për mbrojtjen e dëshmitarëve.
“Raporti i Këshillit të Evropës nënvizon domosdoshmërinë e një hetimi efektiv dhe kredibil ndërkombëtar, me bashkëpunim të plotë të autoriteteve në Kosovë dhe Shqipëri, me mbështetjen e qeverive në Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian”, ka thënë zoti Uard, duke shtuar gjithashtu se, “edhe Serbia duhet të sigurojë të ndihmojë në gjetjen e të gjithë personave të zhdukur dhe se viktimat në Srebrenicë, të mos jenë akoma në pritje të drejtësisë”.
Kjo, sipas zotit Uard, kërkon edhe trysninë e Brukselit dhe Uashingtonit.
Serbia
Serbia ka shënuar përparim në rastet që ka sjellë para gjykatës, përfshirë këtu edhe gjykimin e nëntë personave të dyshuar për vrasjen e më shumë se 40 civilëve shqiptarë në fshatin Qyshk të Kosovës, gjatë vitit 1999, nga forcat serbe të sigurimit. Më shumë se 1000 shqiptarë vazhdojnë të jenë zhdukur që prej luftës.
Por, përparimi në gjykatat e Serbisë ka mbetur nën hijen e dështimit të vazhdueshëm për të arrestuar Ratko Mlladiqin, të akuzuar për gjenocidin në Srebrenicë, me gjithë zotimet që janë dhënë për ta përmbushur këtë detyrim. Më shumë se 7000 burra dhe djem janë vrarë në Srebrenicë nga forcat serbe të Bosnjës më 1995, që shënon edhe krimin më të rëndë në Evropë që prej Luftës së Dytë Botërore.
Pakicat
Raporti, gjithashtu, vlerëson se në mbarë rajonin, romët dhe komunitetet tjera pakicë janë ende të margjinalizuara dhe potencialisht, i nënshtrohen diskriminimit. Në këtë kuadër, HRW u ka bërë thirrje qeverive evropiane, të ndalin kthimin e detyrueshëm të romëve në Kosovë, deri në krijimin e kushteve të përshtatshme për integrimin e tyre.
“Mbyllja e kampit të helmuar nga plumbi në veri të Kosovës, në të cilin romët kanë jetuar për më se një dekadë dhe hapat drejt strehimit të tyre, mundësive për punësim dhe trajtimit mjekësor, kanë dëshmuar se ç’mund të ofrojë një përkushtim më i përgjegjshëm dhe një qasje më e integruar”, thuhet në raportin e HRW-së.
Mes tjerash, në raportin e fundit, kjo organizatë, ka vlerësuar se keqtrajtimi i gazetarëve të pavarur vazhdon të jetë një shqetësim serioz për të gjitha vendet e rajonit, duke e vënë theksin në incidentet verbale dhe fizike, nga të cilat kanë pësuar gazetarët në Bosnjë, Kroaci, Serbi dhe Kosovë, gjatë vitit 2010. (a.v.)