Ndërlidhjet

Turqia arreston Jusuf Sonmez


Policia e Turqisë
Policia e Turqisë
Autoritetet turke kanë arrestuar doktorin Jusuf Sonmez, i cili besohet se është i përfshirë në një rrjet ndërkombëtar të trafikut të organeve.

Lajmi bëhet i ditur nga agjencia e lajmeve Anatolia, sipas së cilës policia e ka marrë në pyetje Sonmezin - i akuzuar për përfshirje në trafik organesh në Kosovë, në bashkëpunim me klinikën “Medicus”.

Prokurori i EULEX-it, Xhonatan Ratel, ka deklaruar në Prishtinë gjatë seancës konfirmuese për rastin “Medicus”, se personat e varfër ishin dërguar në Kosovë bazuar në premtime false se do të paguheshin nëse jepnin veshkat.

Këto të fundit shiteshin në tregun e zi të organeve.

Ratel e ka përshkruar Sonmezin si “pjesëmarrës kyç në operacionet” e kryera në klinikën private “Medicus”.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG