Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar, Pieter Feith ka thënë se rivotimet e pjesshme të 9 janarit, janë një mënyrë për t’i korrigjuar parregullsitë e zgjedhjeve të 12 dhjetorit.
“Votimet e 12 dhjetorit të vitit të kaluar janë mbajtur në një atmosferë kryesisht konstruktive. Megjithatë, ka pasur parregullsi. Qytetarët e Kosovës, institucionet e Kosovës dhe bashkësia ndërkombëtare, përfshirë Bashkimin Evropian, nuk mund t’i pranojnë këto parregullsi. Rivotimet e pjesshme të urdhëruara nga Paneli i Zgjedhjeve për Ankesa dhe Parashtresa është një mënyrë për t’i korrigjuar ato. Kosovës i duhet një Kuvend kredibil dhe një Qeveri kredibile. Për të pasur legjitimitet, këto institucione duhet të bazohen në respektimin e ligjit. Ky është qëllimi i demokracisë, themelit të vlerave tona kryesore”, thuhet në një deklaratë për media të lëshuar nga zyra e ICO-s.
Feith ka paralajëmruar se do të ketë vëzhgim të kujdesshëm nga ana e bashkësisë ndërkombëtare.
“Bashkësia ndërkombëtare, në veçanti përmes misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve, do të përcjellë se çka do të ndodhë të dielën: zhvillimi i këtyre zgjedhjeve do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në reputacionin ndërkombëtar të Kosovës”, citohet të ketë thënë Feith.
Ai ka thënë se përgjegjësia bie mbi politikanët e Kosovës.
“Udhëheqësit politikë të Kosovës kanë përgjegjësi të veçantë dhe personale për të parandaluar mashtrimet dhe kërcënimet. Përfitimi afatshkurtër në llogari të reputacionit ndërkombëtar të Kosovës është i pamatur në veçanti në kohën kur Kosovës i nevojitet përkrahje e mëtejme ndërkombëtare dhe evropiane”, ka thënë Fieth për të shtuar se Kosovës i duhet një qeveri kredibile.
“Qytetarët e Kosovës me të drejtë orvaten për kushte më të mira jetese. Prandaj, është e nevojshme që këto zgjedhje t’i përcjellë një atmosferë konstruktive për të cilën kontribuojnë të gjithë aktorët politikë. Kosovës i duhet një qeveri e re jo vetëm kredibile por gjithashtu e pastër dhe e aftë, e gatshme për t’u ballafaquar me sfidat e vështira para saj, në partneritet me bashkësinë ndërkombëtare,” thuhet në deklaratën e përfaqësuesit ndërkombëtar civil, Piter Feith. (a.i.)