Ngrohtorja e qytetit “Termokos”, të enjten ka bërë shkyçjen nga rrjeti i ngrohjes për disa institucione publike. Zana Efendia zëdhënëse në këtë ndërmarrje, bën të ditur se shkak i këtij aksioni është borxhi i madh që këto institucione kanë ndaj ngrohtores “Termokos”.
Sipas Efendisë, Ministria e Arsimit dhe Akademia e Arteve dhe Shkencave të Kosovës, janë institucionet që janë shkyçur nga ngrohtorja.
“Këto shkyçje janë bërë për shkak të borxheve, me vlerë mbi 115 mijë euro, që kanë këto institucione, si dhe faturave retroaktive që nuk janë paguar me rregull. Me retroaktive nënkuptojmë faturat që të njëjtit konsumatorë janë lidhur në periudhën kur është kërkuar dhe ekziston procesverbali për këto dhe Ministria e Administratës Publike nuk i ka marrë këto në kohën kur janë lidhur me rrjetin, po pas tre muajsh dhe nuk pranon t’i paguajë këto fatura”, konfirmon Efendia.
Ndërkaq, zyrtarë në Ministrinë e Arsimit thonë se njoftimin nga “Termokos”-i për shkyçje e kanë marrë të mërkurën pasdite dhe menjëherë njoftimin e kanë përcjellë në Ministrinë e Administratës Publike.
Besa Bytyçi, zëdhënëse në këtë ministri, thotë se institucioni në fjalë nuk ka përgjegjësi për pagesat e faturave, derisa shton se këtë punë duhet ta kryejë Ministria e Administratës Publike.
“Ne si institucion nuk kemi asnjë lidhje me ‘Termokos’-in, sepse ata i bëjnë pagesat. Ne punën tonë e kemi kryer, por duhet të shtoj se Ministria e Arsimit këtë dimër ka pasur jashtëzakonisht pak ngrohje, mirëpo ne jemi shërbyer edhe me ngrohje alternative. Shpresoj që shumë shpejt do të zgjidhet ky problem”, thotë Bytyçi.
Por, Visar Xani, zyrtar në Ministrinë e Administratës Publike, thotë se ngrohtorja “Termokos”, ka lëshuar fatura pa mbulesë financiare, dhe kjo nënkupton se shumë institucione publike kanë hyrë në borxh në kohën kur nuk kanë qenë në objektet në fjalë, andaj edhe është bërë shkyçja.
“Na është faturuar edhe borxhi i vjetër në kohën kur ne nuk kemi qenë në ndërtesë. Ne jemi të interesuar të bashkëpunojmë me ‘Termokos’-in, por jo në këtë mënyrë, për shkak se ne nuk kemi mbulueshmëri në këtë rast dhe këtu qëndron problemi, sepse janë bërë faturime përafërsisht”, shpjegon Xani.
Ai shton se kjo ministri ka përgjegjësi t’i paguajë faturat e objekteve qeveritare, por faturimi nuk është bërë në bazë të Ligjit të rregullatorit për energji. Sipas Xanit, faturimi duhet të bëhet në bazë të shpenzimeve, e jo në bazë të metrit katror.
“Ne do të angazhohemi për një zgjidhje dhe besoj se ‘Termokos’-i do të bie në pajtueshmëri, sepse në këtë rast ligji do të na pajtojë”, thekson Xani.
Derisa institucionet po vazhdojnë të shkyçen nga ngrohtorja, Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka nënshkruar marrëveshje me “Termokos”-in për furnizimin me ngrohje të të gjitha klinikave.
Këtë e konfirmon për Radion Evropa e Lirë, drejtori i Departamentit për informim në Ministrinë e Shëndetësisë, Faik Hoti.
“Furnizimin me derivate të naftës do ta bëjë QKUK-ja dhe marrëveshja do të jetë e vlefshme deri në stabilizimin e furnizimit me ngrohje nga ‘Termokos’-i. Pagesën për realizimin e marrëveshjes do ta bëjë QKUK-ja dhe buxheti është ndarë nga kategoria e shpenzimeve për mallra dhe material shpenzues”, thotë Hoti për Radion Evropa e Lirë.
Hoti shpjegon se mbulim i shpenzimeve nga QKUK-ja do të bëhet në mënyrë që të sigurohen me ngrohje të gjitha klinikat, sepse, siç thotë ai, ka pasur raste kur ka ardhur deri te përkeqësimi i gjendjes shëndetësore të pacientëve nga të ftohtit dhe mungesa e ngrohjes.
Ndërkaq, Zana Efendia, nga ngrohtorja e qytetit “Termokos”, pohon se sapo t’i marrin mjetet nga Qendra Klinike Universitare, menjëherë do të startojnë me ngrohje.
“Përfaqësues të Ministrisë së Shëndetësisë kanë pasur një takim me zyrtarë të ‘Termokos’-it dhe kanë biseduar për mundësinë e sigurimit të lëndës djegëse, naftës, por se çfarë do të bëhet, do të shihet në ditët në vijim”, pohon Efendia.
Lexoni edhe këto:
Prishtina ngrin nga të ftohtit
Me drita, pa ngrohje

Objekti i Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë është një nga objektet e shkyçura nga ngrohtorja "Termokos".

QKUK-ja nuk është shkyçur nga sistemi i ngrohjes sipas një marrëveshjeje të arritur me "Termokos"-in.