Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka frekuencë të madhe pacientësh të rasteve emergjente, andaj nevoja për të pasur sasi rezervë të gjakut është gjithmonë evidente, thotë Imer Mekaj, ushtrues detyre i drejtorit në Qendrën e Transfuzionit të Gjakut.
Sipas Mekajt, kjo qendër vazhdimisht bën përpjekje që të sensibilizojë çështjen e dhënies vullnetare të gjakut.
“Sasinë më të madhe të gjakut e sigurojmë në shkolla, e që nuk është në rregull, sepse ata ende janë të rinj, po ne kemi aksione nga më të ndryshmet në mënyrë që të sigurojmë gjak. Qendra e Transfuzionit është e furnizuar mirë me gjak, por ka raste kur mungon ndonjë grup i gjakut, sidomos ato grupe që janë negative”.
“Kjo varet edhe prej pacientëve, sepse një pacient ndodh që konsumon një dozë të madhe të gjakut dhe ne mbesim keq, prandaj ne mundohemi që të sigurojmë sa më shumë gjak të të gjitha grupeve”, thotë Mekaj.
Ndërkaq, dhuruesit vullnetarë të gjakut flasin vetë për rëndësinë e kësaj çështjeje, duke apeluar edhe te qytetarët që të dhurojnë vullnetarisht gjak.
Avni Uka nga Prishtina tregon:
“Për herë të parë kam dhuruar gjak kur kam qenë në shkollë të mesme. Është një gjë shumë madhore, humane, sepse shpëton jetë. Mund të them se jam penduar që e kam ndërprerë. Shpresoj që kam për ta vazhduar, sepse nuk është me rëndësi kujt ia shpëton jetën, por me rëndësi është se e shpëton një jetë”.
Në anën tjetër, Donika Kadaj - Bujupi, ish-deputete në Parlamentin e Kosovës, thotë se çdo herë kanë organizuar aktivitete të ndryshme për të dhuruar vullnetarisht gjak.
“Ne, çdo 8 mars dhurojmë gjak dhe bëjmë apel që të na bashkohen të gjitha gratë në këtë aktivitet, sepse njeriu për njeriun më së shumti që mund të bëjë është të dhurojë gjak. E dimë që nevojat në QKU janë tepër të mëdha. Andaj, duhet që njeriu të nxjerrë nga vetja anën humane dhe të dhurojë gjak”, shprehet Kadaj- Bujupi.
Sipas Kadaj - Bujupit, institucionet janë ato që duhet sensibilizuar lidhur me këtë çështje dhe duhet të ketë ligje më stimuluese në mënyrë që të dhurohet gjak.
Ndërkaq, Mazllum Belegu, kryetar i Shoqatës së Dhuruesve Vullnetarë të Gjakut, thotë se të dhurosh gjak është shumë e shëndetshme, andaj apelon te të gjithë qytetarët e shëndoshë ta bëjnë një gjë të tillë.
“Mua më thonë që po dukem më i ri sesa që jam, por unë e kam një mesazh - dukem më i ri, sepse dhuroj gjak vazhdimisht, do të thotë 4 herë në vit dhe kjo është merita e dhurimit të gjakut”, thekson Belegu.
Belegu shton se kjo shoqatë nuk ka kurrfarë përkrahje financiare për dhurimin vullnetar të gjakut, por shpreson se në të ardhmen gjërat do të ndryshojnë për mirë.
“Shpresoj se do të kemi përkrahje më të madhe, në mënyrë që ta sensibilizojmë këtë çështje me afishe, reklama apo mënyra të ndryshme, në mënyrë që t’u mbetet në duar njerëzve potencialë dhurues vullnetarë të gjakut”, përfundon Belegu.