Ndërlidhjet

Varfëria dhe arsimimi


Kthimi i detyrueshëm i romëve nga vendet e Bashkimit Evropian thuhet se ka rënduar edhe më tepër gjendjen e tyre sociale.
Kthimi i detyrueshëm i romëve nga vendet e Bashkimit Evropian thuhet se ka rënduar edhe më tepër gjendjen e tyre sociale.

Komuniteti rom, ashkali dhe egjiptian edhe në vitin që po lëmë pas është ballafaquar me probleme të ndryshme. Por, sfidë e tyre mbetet shkalla e ulët e punësimit dhe arsimimit, thonë përfaqësues të këtyre pakicave.

Albert Kinolli, përfaqësues i komunitetit rom, si problem kryesor të kësaj pakice përmend pamundësinë e fëmijëve për t’u shkolluar në gjuhën amtare.

“Fëmijët tanë, në pamundësi që të arsimohen në gjuhën e tyre, mbi 80 për qind vijojnë mësimin në gjuhën shqipe, 8 për qind në gjuhën turke, 6 për qind në gjuhën boshnjake, ndërsa një pjesë tjetër nuk shkollohet fare, për shkak të gjendjes së rëndë socio-ekonomike”, thotë ai.

Të drejtat themelore nuk respektohen njësoj ndaj të gjitha komuniteteve, thotë përfaqësuesi i pakicës egjiptiane, Xhevdet Neziraj. Sipas tij, në Kosovë respektohet vetëm pakica serbe.

Neziraj kërkon nga autoritetet vendore e ndërkombëtare të drejta të barabarta për të gjitha komunitetet. Ndërkaq, si problem kryesor të pakicës që përfaqëson, ai përmend nivelin e ulët të punësimit.

Në Mitrovicë...
“Jemi të anashkaluar në krahasim me komunitetin serb, boshnjak dhe turk, sidomos në sferën e punësimit. Unë dua ta marr vetëm një shembull faktografik, ku në ndërmarrjet publike është e paraparë që të ketë të punësuar nga të gjitha radhët e komuniteteve - është një ligj që bën promovimin e komuniteteve - por, institucionet tona kanë hezituar...”,
thotë Neziraj.

Gjendja socio-ekonomike e komunitetit ashkali është shumë e vështirë, thotë Danush Ademi. Përfaqësuesi i kësaj pakice thotë se 90 për qind e ashkalinjve jetojnë në varfëri ekstreme, ndërsa vetëm 2 për qind e tyre punojnë.

“Në Kosovë, sipas një statistike që kemi ne, numri i banorëve të këtij komuniteti është 35 mijë. Vetëm 2 për qind janë të punësuar nëpër nivele komunale, ndërmarrje private, pastërti, ndërkaq nëpër institucione publike shumë pak”, thekson ai.

Shqetësim kryesor i përfaqësuesve të këtyre tri komuniteteve mbetet kthimi i detyrueshëm nga vendet e Bashkimit Evropian. Riatdhesimi i tyre në Kosovë, thonë ata, rëndon edhe më tepër gjendjen sociale të tyre.

Sipas disa të dhënave nga Fondi i Kombeve të Bashkuara për Refugjatë, UNHCR, në Kosovë jetojnë rreth 5 për qind të pakicës joserbe: boshnjakë, turq, goranë, egjiptianë, romë dhe ashkalinj.

Lexoni edhe këtë:
Integrimi pas riatdhesimit
XS
SM
MD
LG