Autoritetet kompetente nuk kanë arritur që edhe gjatë këtij viti të ulin shkallën e varfërisë në Kosovë. Sipas tyre, angazhimet në luftimin e kësaj dukurie nuk kanë munguar, por kjo betejë është shumë e vështirë. Ndërsa, njohës të çështjeve ekonomike thonë se një ndër prioritetet e qeverisë së ardhshme për vitin 2011, mbetet ulja e nivelit të varfërisë.
Kosova po hyn në vitin 2011 pa e zvogëluar shkallën e varfërisë. Sipas statistikave zyrtare të Bankës Botërore, thuhet se edhe këtë vit, mbi 45 për qind e kosovarëve jetojnë në varfëri, ndërsa 14 për qind prej tyre jetojnë në varfëri të skajshme.
Muhamet Gjocaj, drejtor i Departamentit të Mirëqenies Sociale që funksionon në kuadër të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, thotë se edhe gjatë këtij viti numri i familjeve që gjenden në asistencë sociale është tejet i madh.
Sipas Gjocajt, mbi 35 mijë familje kosovare marrin nga 40 deri në 80 euro në muaj, varësisht nga numri i anëtarëve familjes. Vetëm ndihma sociale, buxhetit të Kosovës, sivjet i ka kushtuar 156 milionë euro, bën të ditur Gjocaj.
“Ne mund të konstatojmë se numri i ndihmave sociale dhe numri i familjeve që kanë jetuar nga buxheti i Kosovës në varshmëri sociale, është pothuajse i njëjtë; shënon një trend të rritjes së vogël, por që mund të konstatojmë se varfëria mbetet e njëjta”, thotë Gjocaj.
Megjithatë, Gjocaj thotë se Qeveria, tash në dorëheqje, e Kosovës, edhe gjatë këtij viti ka bërë përpjekje të vazhdueshme për ta luftuar varfërinë në Kosovë, edhe pse kjo betejë është shumë e vështirë.
“Ka pasur një numër të punëve publike, i kemi punësuar disa njerëz për dy-tre muaj, që në një mënyrë e kanë përmirësuar mirëqenien e tyre, por prapë janë kthyer në skemë sociale, sepse këto kanë qenë punë sezonale dhe punë të përkohshme. Por, sido që të jetë, vazhdimisht bëhen përpjekje që të rritet shkalla e punësimit”, thekson Gjocaj.
Në anën tjetër, njohës të çështjeve ekonomike thonë se autoritetet kompetente duhet të hulumtojnë arsyen e pranisë së madhe të varfërisë dhe skamjes në Kosovë.
Eksperti i ekonomisë, Nagip Skënderi, thotë se arsyeja bëhet më e madhe, ngase mundësitë e ekzistencës ekonomike për të siguruar një jetë normale për një pjesë të madhe të popullsisë, ende mbeten çështje që duhet t’i preokupojnë autoritetet përgjegjëse.
Për këtë, Skënderi konsideron se prioritet i qeverisë së ardhshme për vitin tjetër, mbetet ulja e shkallës së varfërisë.
“Kujtoj që Qeveria e Kosovës duhet të shkojë në ato drejtime dhe ato fokuse që gjenerimi i vendeve të punës të bëhet përmes krijimit të bizneseve të vogla dhe të mesme; blegtorisë, bujqësisë, arsimit dhe turizmit. Kjo, sepse rreziku social është gjithnjë evident, prandaj mirëqenia sociale duhet të jetë objektiv kryesor i qeverisë së ardhshme të Kosovës”, vlerëson Skënderi.
Muhamet Gjocaj, nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale, tregon prioritetet në këtë aspekt për vitin 2011:
“Gjegjësisht, edhe Qeveria e Kosovës, e ka prioritet që t’i mbajë këto skema siç janë, sepse janë shumë të kushtueshme, që të mos dështojë asnjëra prej tyre. Në një farë mënyre, nëse nuk mund të zbresim nivelin e varfërisë, ta konservojmë, nëse mund ta quaj ashtu, që të mos lejojmë të degjenerohet më tepër. Varet edhe prej investimeve tjera në zhvillim; nëse ato janë më të mëdha, atëherë niveli i varfërisë automatikisht do të bjerë”.
Ndryshe, sipas raportit të mëhershëm të Bankës Botërore, është thënë se 37 për qind e popullsisë në Kosovë jeton me më pak se 1.47 euro në ditë, ndërkaq mbi 15 për qind me më pak se 0.93 centë në ditë.
Lexoni edhe këtë:
Fëmijët si fuqi punëtore

...numri i ndihmave sociale dhe numri i familjeve që kanë jetuar nga buxheti i Kosovës në varshmëri sociale, është pothuajse i njëjtë.
“Ne mund të konstatojmë se numri i ndihmave sociale dhe numri i familjeve që kanë jetuar nga buxheti i Kosovës në varshmëri sociale, është pothuajse i njëjtë; shënon një trend të rritjes së vogël, por që mund të konstatojmë se varfëria mbetet e njëjta”, thotë Gjocaj.
Megjithatë, Gjocaj thotë se Qeveria, tash në dorëheqje, e Kosovës, edhe gjatë këtij viti ka bërë përpjekje të vazhdueshme për ta luftuar varfërinë në Kosovë, edhe pse kjo betejë është shumë e vështirë.
“Ka pasur një numër të punëve publike, i kemi punësuar disa njerëz për dy-tre muaj, që në një mënyrë e kanë përmirësuar mirëqenien e tyre, por prapë janë kthyer në skemë sociale, sepse këto kanë qenë punë sezonale dhe punë të përkohshme. Por, sido që të jetë, vazhdimisht bëhen përpjekje që të rritet shkalla e punësimit”, thekson Gjocaj.
Në anën tjetër, njohës të çështjeve ekonomike thonë se autoritetet kompetente duhet të hulumtojnë arsyen e pranisë së madhe të varfërisë dhe skamjes në Kosovë.
Eksperti i ekonomisë, Nagip Skënderi, thotë se arsyeja bëhet më e madhe, ngase mundësitë e ekzistencës ekonomike për të siguruar një jetë normale për një pjesë të madhe të popullsisë, ende mbeten çështje që duhet t’i preokupojnë autoritetet përgjegjëse.
Për këtë, Skënderi konsideron se prioritet i qeverisë së ardhshme për vitin tjetër, mbetet ulja e shkallës së varfërisë.
...rreziku social është gjithnjë evident, prandaj mirëqenia sociale duhet të jetë objektiv kryesor i qeverisë së ardhshme të Kosovës.