Presidenti amerikan, Barak Obama, i ka deklaruar homologut të vet jugkorean se Shtetet e Bashkuara qëndrojnë përkrah Koresë së Jugut. Deklarata vjen pas sulmeve me artileri të 23 nëntorit nga ana e Koresë së Veriut në territorin jugkorean.
Shtëpia e Bardhë e cilësoi incidentin në ishullin Jeonpeong si revolutes, por theksoi se kërkon zgjidhje diplomatike e jo ushtarake të problemit.
Zyrtarët amerikanë po punojnë intensivisht që incidentin ushtarak të së martës ta kthejnë në problem diplomatik mes dy Koreve.
Si hap i parë është rritja e presionit amerikan ndaj Kinës. Kina ka mundësi ta detyrojë Penjanin të përmbahet nga sjelljet agresive, siç ishte rasti i fundit. Kina është mbështetësi i vetëm i shtetit komunist dhe furnizuesi kryesor i tij me ushqime, armë dhe shumëçka tjetër.
Pekini zyrtar është përmbajtur nga bërja publike e kritikave për Penjanin pas incidentit me Korenë e Jugut, derisa mediat kineze kanë pasur tendencën për të pranuar variantin verikorean të rrjedhës së ngjarjeve.
Barak Obama, kur dënoi sulmin e regjimit të Penjanit, theksoi nevojën që Kina të ndikojë për të shmangur shpërthimet e herëpashershme të Koresë së Veriut, të cilat kanë një efekt destabilizues në gjithë Azinë verilindore.
Uashingtoni zyrtar synon në hartimin e një strategjie afatgjate, ku do të përfshiheshin partnerët që aktualisht janë pjesë e bisedimeve gjashtëpalëshe për çmilitarizimin bërthamor të regjimit komunist.
“Do të marrim masa dhe do të kemi një qasje të unifikuar. Do të punojmë me Kinën dhe me të gjashtë partnerët për të hartuar përgjigjen tonë. Por, sërish duhet nënvizuar se do të jetë një përgjigje e matur dhe e unifikuar”, tha zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Mark Toner.
Shtëpia e Bardhë është e vendosur t’i japë fund rrjedhës aktuale të zhvillimeve, ku në mënyrë të vazhdueshme vijnë provokime të dhunshme ushtarake nga veriu komunist.
Marsin e këtij viti, afro 50 marinarë jugkoreanë humbën jetën pasi luftanija e tyre u qëllua me torpedo, prodhim verikorean.
Kryeministri i Japonisë, vend pjesëmarrës në bisedimet gjashtëpalëshe, tha se edhe Tokioja synon gjetjen e një zgjidhjeje të përbashkët.
“Japonia do të punojë ngushtë me Korenë e Jugut dhe me Shtetet e Bashkuara rreth kësaj ngjarjeje. Planifikojmë të bisedojmë dhe me Kinën, vend me ndikim të madh mbi Korenë e Veriut”, tha kryeministri japonez, Naoto Kan.
Përpjekjet diplomatike nga shumë drejtime, megjithatë, nuk i kanë lënë në harresë planet ushtarake. Shtetet e Bashkuara do të zhvillojnë stërvitje të përbashkët të flotave ushtarake me Korenë e Jugut dhe do të kthejnë në ujërat koreane një aeroplanmbjtëse luftarake.
Nga veriu, ato që janë dëgjuar deri tani, janë akuzat se goditjet e artilerisë filluan nga forcat jugkoreane. Penjani e cilësoi incidentin e së martës si “provokim ushtarak fyes nga Korea e Jugut, që e çon situatën drejt luftës”. (i.b.)