Ndërlidhjet

Përmasat e krimit ekonomik


Doganierët kosovarë inspektojnë një automjet në pikën kufitare në Merdar
Doganierët kosovarë inspektojnë një automjet në pikën kufitare në Merdar
Ekspertë për çështje ekonomike në Kosovë, shprehin shqetësimet e tyre se krimi ekonomik në vend ka arritur në nivel të lartë. Sipas tyre, kjo dukuri ka dëmtuar rëndë ekonominë legale dhe njëherësh, në masë të madhe, po e pengon ardhjen e investitorëve të huaj në Kosovë.


Krimi ekonomik vazhdon të jetë i pranishëm në përmasa të larta në Kosovë dhe njëherësh është shndërruar në kancer që po pengon zhvillimin ekonomik në vend, thonë njohës të çështjeve ekonomike.

Eksperti Bedri Selmani, thotë se Kosova ballafaqohet me këtë dukuri që nga përfundimi i luftës dhe që autoritetet kompetente nuk kanë bërë asgjë lidhur me zvogëlimin e përmasave të krimit të organizuar.

Niveli i lartë i krimit ekonomik ka çrregulluar në masë të madhe tregun kosovar, vlerëson Selmani, duke shtuar se kjo dukuri ka sfiduar edhe autoritetet përgjegjëse.

“Është paradoksale dhe më befason fakti, kur aq shumë flitet për çështjen e mitos dhe korrupsionit, kurse në asnjë mënyrë nuk shkohet që të dihet burimi i tërë kësaj të keqeje”.
Është paradoksale - aq shumë flitet për çështjen e mitos dhe korrupsionit, kurse në asnjë mënyrë nuk shkohet që të dihet burimi i tërë kësaj të keqeje.

“Pra, flitet për disa dhjetëra milionë euro, që ndodhin në të ashtuquajturin sistem i tenderomanisë, kurse thjesht nuk flitet për qindra miliona, që faktikisht e kanë gllabëruar dhe e kanë sjellë në situatë shumë të pavolitshme tregun e mallrave dhe shërbimeve në Kosovë”,
vlerëson Selmani.

Sipas Selmanit, krimi ekonomik në Kosovë buron në pikat kufitare të Kosovës.

“Sipas të gjitha rrjedhave, del se në të gjitha portat doganore për çdo vit arrihet një shifër alarmante, prej 700 deri në një miliard euro. Dhe, kjo shumë e parave i ka shkaktuar dëme shumë të mëdha ekonomisë së Kosovës”
, thekson Selmani.

Për këtë, Selamani thotë se pa ndryshime në mentalitetin ekonomik, Kosova nuk do të jetë vend i dëshirueshëm për investuesit e huaj dhe kjo nuk do të lejojë zhvillim të plotë të ekonomisë.

“Është shumë vështirë të vijë dikush, pavarësisht se kush është, madje edhe kompanitë më të mëdha botërore - ato menjëherë e vërtetojnë gjendjen reale në treg, ato përnjëherë, posa të dëgjojnë për këtë dukuri, nuk vijnë për të investuar. Kjo ndikon edhe në gjendjen aktuale, që po përcillet me papunësi shumë të madhe”, shprehet Selmani.

Në anën tjetër, autoritetet e rendit në Kosovë, thonë se janë zhvilluar shumë operacione lidhur me luftimin krimit ekonomik.

Pikërisht për këtë çështje, gjatë nëntëmujorit të këtij viti, Policia e Kosovës, ka arrestuar 139 persona, ndërsa ka hetuar 459 raste, thotë Brahim Sadriu, zyrtar për informim në këtë institucion.

“Nga këto raste, 368 janë dërguar në Prokurori dhe, gjithashtu, janë ngritur 664 kallëzime penale për personat, të cilët kanë qenë të përfshirë si kryes në këto raste”
, bën të ditur Sadriu.

Madje, mungesa e luftimit të korrupsionit dhe krimit të organizuar, është paraqitur vazhdimisht edhe në raportet e organizatave ndërkombëtare.

Por, një vërejtje tjetër që këto raporte nxjerrin dhe që pengon luftën kundër kësaj dukurie, është edhe sistemi i drejtësisë, i cili cilësohet ende si jo i pavarur.

Lexoni edhe këto:
Evazioni fiskal po e dëmton ekonominë kosovare
Limani: Ekonomia e Kosovës - në recesion

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG