Ndërlidhjet

NATO: Vetëm 5.000 trupa në Kosovë



Aleanca e Atlantikut të veriut do t'i përgjysmojë trupat e saj në Kosovë nga afro 10.000 në 5.000 brenda disa muajve, tha sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Anders Fogh Rasmusen.

"Sot NATO ka vendosur ta përshtatë praninë e KFOR-it në Kosovë", thuhet në deklaratën e lëshuar në Bruksel, në të cilën përmendet progresi i arritur në Kosovë.

"Gjatë disa muajve të ardhshëm, KFOR-i do t'a reduktojë praninë e vet në mënyrë progresive në gjithsejt 5.000 trupa, duke shënuar një hap më tepër në përshtatjen e KFOR-it si forcë zbrapsëse", thuhet në komunikatë.

"Kushtet e sigurisë në Kosovë kanë vazhduar të përmirësohen, gjë që është shenjë pozitive jo vetëm për Kosovën, por për tërë rajonin", thuhet në njoftim.

"Institucionet lokale janë gjithnjë e më të afta për t'i marrë përgjegjësitë për detyrat e sigurisë", ka thënë Rasmusen.

"KFOR-i do të mbetet në gjendje t'i stacionojë forcat shpejt dhe me efektivitet kurdoherë dhe sa herë që të jetë e nevojshme, përfshirë trupat rezervë. Misioni i KFOR-it për të garantuar mjedis të sigurtë në Kosovë mbetet i pandryshuar", ka thënë Rasmusen.

Në fillim të vitit 2010, KFOR-i i reduktoi trupat nga 15.000 në 10.000 ushtarë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG