Në ditën e tretë të qëndrimit të saj në Kosovë, përfaqësuesja e Parlamentit Evropian, Tanja Fajon, inkurajoi institucionet kosovare që ta mbajnë fokusin në përmbushjen e kritereve për heqjen e regjimit të vizave me Bashkimin Evropian.
Ajo bëri të ditur se ka pasur një varg takimesh me përfaqësues të institucioneve të ndryshme në Kosovë dhe theksoi rëndësinë që të tejkalohet sa më parë kriza aktuale institucionale në vend, në mënyrë që autoritetet përgjegjëse për përmbushjen e kritereve për liberalizimin e vizave, të mund të vazhdojnë punën e tyre.
“Do ta përmendja gjithashtu krizën e madhe, përpiqem të mos them krizë, por mendoj se nuk gaboj nëse them krizë institucionale. Mendoj se kjo do ta rrezikonte punën e ministrive dhe të institucioneve në këtë proces. Mendoj se shteti duhet të jetë politikisht stabil për të vazhduar punën”, tha Fajon.
Vitin e kaluar, eurodeputetja sllovene ishte raportuese në Parlamentin Evropian për përmbushjen e kritereve për liberalizim të vizave për Serbinë, Maqedoninë e Malin e Zi, ndërsa këtë vit puna e saj është përqendruar në raportimin rreth progresit në përmbushjen e kritereve nga Shqipëria dhe Bosnja.
Fajon tha se do të angazhohet që në fund të këtij viti, përmes një seance dëgjimore në Parlamentin Evropian, liberalizimi i vizave për Kosovën të futet në krye të listës së prioriteteve të këtij mekanizmi.
Ajo tha se është e pritshme që pas hyrjes së Shqipërisë dhe Bosnjës në Listën e Bardhë Shengen, të rritet frustrimi dhe ndjenja e izolimit te qytetarët e Kosovës. Megjithatë, ajo theksoi se kjo atmosferë nuk duhet ta ndikojë procesin e përmbushjes së kritereve nga institucionet përgjegjëse.
“Është nganjëherë shumë kontra-produktive, siç e kam vënë re unë, që atmosfera negative në publik të krijojë një lloj ligji të getos. Unë e kuptoj izolimin që do të bëhet edhe më i madh pas 15 dhjetorit, por kjo do të thotë se duhet të ketë një përqendrim në gjërat që duhet të bëhen”, u shpreh ajo.
Në dhjetor të vitit të kaluar, vizat me Bashkimin Evropian ishin liberalizuar për Serbinë, Maqedoninë dhe Malin e Zi. Në muajt e parë pas kësaj, dhjetëra qytetarë të këtyre vendeve kishin shfrytëzuar heqjen e regjimit të vizave për të kërkuar azil në disa shtete evropiane- veprim që kishte shkaktuar pakënaqësi në radhët e qeverive evropiane.
Eurodeputetja Fajon tha se qytetarët e Kosovës duhet të jenë të vetëdijshëm për mundësitë që do t’i kenë në momentin kur të ndodhë liberalizimi i vizave për vendin.
“Ajo që është dëshmuar të jetë një përvojë e keqe pas raundit të parë për liberalizimin e vizave, është që njerëzit nuk ishin tërësisht të vetëdijshëm se çfarë nënkupton procesi i liberalizimit të vizave - që nënkupton udhëtim të lirë me kufizime të caktuara”.
“Ai nuk jep të drejtën për kërkesë të shtetësisë, azilit apo punës. Me të nënkuptohet udhëtimi i lirë deri në tre muaj dhe është e rëndësishme që njerëzit të jenë të vetëdijshëm për këtë”, tha Fajon.
Lexoni edhe këto:
Fajon: Të vazhdojnë reformat
BE-ja t’i japë Kosovës udhërrëfyesin për viza