Zgjedhjet e jashtëzakonshme në Kosovë po bëhen gjithnjë e më tepër si opsion real për të dalë nga kriza institucionale, e shkaktuar tashmë me daljen e Lidhjes Demokratike të Kosovës nga koalicioni qeverisës.
Partia Demokratike e Kosovës, përmes anëtarit të saj të Kryesisë, Memli Krasniqi, paraqiti sot qëndrimin se është në pritje të partive të tjera për një konsensus. Nëse nuk gjendet, kjo parti politike tha se do të iniciojë edhe zgjidhje të shpejta, në mënyrë që boshllëku institucional të jetë sa më i shkurtër në kohë.
“Për ne, të gjitha zgjidhjet dhe opsionet kushtetuese janë të pranueshme. Për ne është me rëndësi që vendi të dalë nga kriza sa më shpejt që të jetë e mundur”.
“Askush nuk mund ta mohojë se vendi është në krizë institucionale, askush nuk mund ta mohojë se ka boshllëk institucional. Sot ka ministri, të cilat LDK-ja i ka lënë shkret, ku nuk ka as ministër e as zëvendësministër. Sot nuk ka adresë në ato ministri për partnerët tanë ndërkombëtarë”, tha Krasniqi.
Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila deri më tani nuk ka pranuar opsionin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme, sot nuk i ngurroi kësaj zgjidhjeje.
Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Skënder Hyseni, tha se LDK-ja është për organizimin e zgjedhjeve më datën 13 shkurt, por nëse shtrohet si nevojë, ai tha se do të shkohet edhe në zgjedhje të jashtëzakonshme.
“E shoh pa efekt çdo përpjekje që LDK-ja të nxirret si një parti politike, e cila po shkakton kriza të patejkalueshme. Ju jeni dëshmitarë të ideve të shumta që kanë qarkulluar për zgjedhje të jashtëzakonshme, si një zgjidhje akoma më e shpejtë për të dalë nga gjendja e krijuar. LDK-ja do të pajtohet për të dyja variantet”, tha Hyseni.
Aktualisht, si opsion i përfolur është që nismën në Kuvend për mocionin e mosbesimit të Qeverisë Thaçi ta ndërmarrë njëra nga partitë opozitare.
Aleanca Kosova e Re, sipas nënkryetarit të saj, Ibrahim Makolli, mbështet qëndrimet që koha e krizës institucionale të jetë sa më e shkurtër, kështu që edhe ai nuk e sheh 13 shkurtin si datë të vetme optimale për zgjedhjet e ardhshme.
“Ne nuk përjashtojmë asnjë mundësi që parasheh Kushtetuta. Është e patolerueshme që vendi të futet në krizë edhe më të thellë dhe të mos veprohet”.
“Në çdo vend normal, në momentin kur Qeveria e humb shumicën, natyrisht që Parlamenti vendos për veprime të tjera. Mendojmë se tash është koha për veprime të mençura politike që vendi të mos zhytet në kriza më të thella”, deklaroi Makolli.
Subjekti politik që më së shumti kundërshton zgjedhjet e jashtëzakonshme është Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Nënkryetari i parë i saj, Blerim Shala, tha se mund të gjendet një konsensus që këto institucione të funksionojnë deri më 13 shkurt.
“Për bindjen tonë, Qeveria e Republikës së Kosovës qysh moti e ka humbur funksionalitetin, sidomos pas zgjedhjeve të kaluara lokale. Por, nëse ka pak vullnet politik, mund të sigurohet një pajtueshmëri e funksionimit të Kuvendit dhe Qeverisë deri në zgjedhjet e 13 shkurtit”, theksoi Shala.
Sot është mbledhur edhe grupi punues për reformat zgjedhore. Aty janë parashtruar shumë ide për këto reforma, por shumica ishin të pajtimit se koha mund të mos premtojë miratimin e tyre para zgjedhjeve të ardhshme.
Sidoqoftë, një pasqyrë reale të punës dhe qëndrueshmërisë së institucioneve aktuale mund të paraqesë edhe seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës, ku, për herë të parë, partia shumicë, PDK-ja, e cila drejton Qeverinë e Kosovës, do të jetë pakicë në Kuvend.
Lexoni edhe këtë: Zgjedhjet e jashtëzakonshme - domosdo apo mundësi?