Shkalla e varfërisë, e vdekshmërisë së nënave dhe e papunësisë është më e larta në Kosovë krahasuar me vendet e rajonit, vlerësoi misioni i Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara në Kosovë.
Në një tryezë ku u diskutua mbi progresin dhe sfidat në hartimin e politikave në kuadër të Objektivave të Zhvillimit të Mijëvjeçarit, këshilltarja e koordinatores zhvillimore për çështje gjinore në UNDP, Jocelyne Talbot, tha se nevojitet një agjendë konkrete e veprimit dhe politika të caktuara për të përshpejtuar progresin në secilën nga tetë Objektivat e Mijëvjeçarit.
“Të dhënat konfirmojnë se duhet të bëhet shumë punë për të arritur Objektivat e Mijëvjeçarit deri më 2015. Pengesat ekonomike, sociale dhe kulturore janë ende faktorët kryesorë, të cilët cenojnë ata që jetojnë në varfëri ose ata që janë në prag të varfërisë”, u shpreh Talbot.
Në tetor të vitit 2008, Kuvendi i Kosovës kishte miratuar Rezolutën për Deklaratën e Mijëvjeçarit. Anëtari i Kryesisë së Kuvendit, Xhavit Haliti, tha se mbesin ende disa sfida në arritjen e Objektivave të Zhvillimit të Mijëvjeçarit.
“Në disa nga Objektivat Zhvillimore të Mijëvjeçarit, Kosova qëndron më mirë, në të tjerat mbase më larg. Objektivi për arsimim të përgjithshëm duket i arritshëm, mirëpo proceset e ndërlidhura me punësimin, varfërinë dhe çështjet që kanë të bëjnë me përfshirjen sociale, kërkojnë vëmendje dhe përkushtim akoma më të thelluar në kontekstin zhvillimor”, theksoi ai, për të shtuar se regjistrimi i popullsisë, i paraparë të zhvillohet në pranverën e vitit të ardhshëm, përbën kriterin bazë për arritjen e një standardi të besueshëm statistikor.
Kjo, sipas përfaqësueses së UNDP-së, Talbot, mbetet sfidë e vazhdueshme për Kosovën.
“Një sfidë për zhvillimin e politikave mbetet mungesa e cilësisë së të dhënave, të cilat janë të ndara e që janë një përbërës i rëndësishëm në procesin e përditshëm vendimmarrës dhe në monitorimin e progresit në të gjithë sektorët”, tha ajo.
Përgjysmimi i varfërisë dhe urisë ekstreme, promovimi i barazisë gjinore, ulja e vdekshmërisë së nënave, ndryshimi e përhapjes së virusit HIV, malaries dhe tuberkulozit janë disa nga Objektivat e Zhvillimit të Mijëvjeçarit, të cilat Kosova është zotuar t’i arrijë deri në vitin 2015.