Kërkesat për familjet që jetojnë me asistencë sociale, janë çdo ditë në rritje, thonë zyrtarë në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale.
Fehmi Ibrahimi, nga kjo ministri, thotë se familjet me asistencë sociale marrin mesatarisht nga 66 euro në muaj.
“Bazuar në të dhënat e Departamentit të mirëqenies sociale, në muajin janar, 2010, në nivel Kosove kanë qenë 35,830 familje, ndërsa në shtator 35,940 sosh që shfrytëzojnë asistencën sociale. Ka shumë kërkesa dhe varësisht nga numri i familjeve, ndryshon shuma që marrin”, shpjegon Ibrahimi.
Sipas tij, një anëtari të familjes që shfrytëzon asistencën sociale i bie të marrë 15 euro në muaj. Nëse llogaritet për një vit, sipas Ibrahimit, shuma që ndan Ministria e Punës për skamnorët është 50 cent në ditë për person.
“Duke e ditur që mundësitë buxhetore janë të limituara për vitin 2010, buxheti për ndihma sociale është 28 milionë euro”, thekson ai.
Familja Berisha jeton me asistencë sociale. Ata janë 7 anëtarë të familjes dhe marrin 80 euro në muaj. Asnjëri nga ta nuk punon, për shkak të vendeve të limituara të punës. Nafie Berisha, e zonja e shtëpisë, shpjegon:
“Me këto të holla që marrim, nuk mund t’i mbulojmë as gjërat elementare për një jetë normale. Kush mundet, na ndihmon. Djali i madh i ka 16 vjet... ai do të mund të punonte, por nuk ka punë. Burri është i sëmurë, ndërsa fëmijët tjerë janë të vegjël”.
Isa Tahiri, ekspert i ekonomisë, thotë se ka shumë faktorë që ndikojnë në rritjen e numrit të familjeve të varfra në Kosovë. Një ndër ta është ngritja e standardit në nivel evropian, por edhe në vend. Megjithatë, papunësia mbetet shkaku kryesor i një gjendjeje të tillë, thotë ai.
“Mesatarja e moshës në Kosovë është 18 deri në 24 vjeç. Punësimi i gjeneratave të reja nuk po funksionon si duhet”, thekson Tahiri.
Sipas tij, Qeveria duhet të lejojë investime të drejtpërdrejta nga jashtë, ndërsa shteti duhet të ofrojë benifite për familjet e varfra.
Kosova, sipas hulumtimeve të bëra së fundmi, ka rezultatin më të dobët të punësimit në Evropë. Norma e papunësisë ka arritur në 48 për qind dhe norma e të punësuarve është jashtëzakonisht e ulët, rreth 26 për qind.
Si pasojë, varfëria mbetet e përhapur në 45 për qind të popullsisë, ndërsa 17 për qind janë në varfëri ekstreme.
Lexoni edhe këtë: Fëmijët si fuqi punëtore