Ndërlidhjet

Kuvendi miraton strategjinë për privatizimin e PTK-së



Kuvendi i Kosovës ka miratuar propozim strategjinë e Qeverisë për privatizimin e Postë-Telekomit të Kosovës.

Kryeministri Hashim Thaçi tha se nëse nuk votohet strategjia për privatizimin e PTK-së, atëherë do të largohen investitorët e interesuar.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se duhet të shtyhet kjo pikë dhe të analizohet mirë ky proces. Kërkesa e saj u mbështet edhe nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, me arsyetimin se duhet të ketë një strategji të vërtetë. Strategjia u kundërshtua edhe nga Lidhja Demokratike e Dardanisë.

Instituti Demokratik i Kosovës ka shprehur dyshime rreth prezencës së mjaftueshme të deputetëve në momentin e votimit të Propozim Strategjisë së Qeverisë për privatizimin e Post-Telekomit të Kosovës.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG