Duke dashur që të transmetojë mesazhe për kthimin e frymës rugoiviste në Lidhjen Demokratike të Kosovës, Bujar Bukoshi ka thirrur konferencën për promovimin e kandidaturës së tij për kryetar të LDK-së pikërisht në rezidencën e presidentit të ndjerë, Ibrahim Rugova.
Ai tha se mospajtimet e dikurshme mes tij dhe presidentit të ndjerë, Rugova, i përkasin së kaluarës dhe se tani ai bashkë me të birin e presidentit, Ukë Rugova, janë në një ekip, që synon ringjalljen dhe fuqizimin e kësaj partie politike, duke i ftuar të gjithë ata që e kanë braktisur partinë, të rikthehen.
Bukoshi tha se arsyeja që e ka shtyrë atë të marrë nën drejtim partinë, është bagazhi i tij prej politikani dhe programi që ka.
“Pikësëpari, më është mbushur mendja që e kam programin më të mirë. E dyta, unë e kam një ‘background’, në bazë të të cilit bazoj kandidaturën. Kam një përvojë, kam ushtruar disa funksione, mos t’i numëroj tani, si ai i kryeministrit, tani deputet, ministër... Ky është një bagazh... Pjesa e tretë është ajo se unë do të shpalos programin, platformën time politike për rimëkëmbjen dhe ringjalljen e LDK-së”, tha Bukoshi.
Ndërkaq, i përfoluri në media si kandidati tjetër për kryetar të LDK-së, kryetari i Prishtinës, Isa Mustafa, tha se ai nuk ka marrë ende asnjë vendim për kandidaturë.
Mustafa tha se LDK-ja është në pritje të vendimit definitiv të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me mundësinë e rikandidimit të kryetarit aktual, Fatmir Sejdiu, për shkak se ai mban njëkohësisht edhe postin e presidentit të Kosovës.
Sejdiun, Mustafa e cilësoi si liderin aktual të partisë. Kurse, kandidimin e tij për kreun e LDK-së, Mustafa e ndërlidh në rend të parë me kërkesat dhe vullnetin e organeve të partisë.
“Nuk po pres, nuk kam pritur dhe as nuk do të pres në një këmbë që të sillet një vendim i Gjykatës e pastaj të them se ja, unë prita deri tash dhe unë po futem në garë, sepse më duket shumë jokorrekte. Më duket jonormale për sjelljen, dialogun dhe kulturën, që ne kemi kultivuar në LDK. Gjithnjë konsideroj se zgjedhjet e liderit në LDK janë çështje të brendshme, janë çështje të marrëveshjeve, të një konsensusi që duhet të arrihet në LDK, duke e përkrahur idenë që të ketë më shumë kandidatë”, tha Mustafa.
Lidhur me kandidimin e mundshëm të Isa Mustafës, i cili nga analistët është cilësuar si një prej sfiduesve kryesorë të kryetarit aktual Sejdiu, kandidati Bukoshi tha se gara do të vazhdojë deri në fund dhe se me Mustafën do të bashkohet vetëm nëse gjasat për të marrë kreun e LDK-së zbehen në fund të garës zgjedhore.
“Unë kam hyrë në garë dhe ajo do të jetë lojale. Nëse Isa Mustafa hyn pas këtij momenti, do të vazhdojë gara lojale dhe nuk do t’i bashkojmë forcat. Por, ndoshta në fund të procesit zgjedhor, sipas modelit që tani më ra ndërmend - zonja Hilari Klinton që kandidoi dhe presidentit Obama - kur ju e konstatoni se shanset e juaja nuk janë reale, atëherë është shumë në rregull që njëri-tjetrit t’i bashkëngjitet dhe të vazhdojë procesi. Përndryshe, nuk do të kishte seleksionim”, theksoi Bukoshi.
Zgjedhjet për kryetarin dhe organet më të larta të LDK-së pritet të mbahen në dhjetor të këtij viti. Kuvendi i fundit zgjedhor në LDK pati përfunduar me rrahje e grushte dhe ndarje të LDK-së në dy parti politike - njëra që vazhdoi me ruajtjen e emrit dhe kontinuitetit si Lidhja Demokratike e Kosovës dhe tjetra me emrin Lidhja Demokratike e Dardanisë.
Lexoni edhe këtë:
Haraqija: Sejdiu, president ose kryetar i LDK-së