Ndërlidhjet

Kosovë: Debat i ashpër pozitë-opozitë në Kuvend për PTK-në


Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës është zhvilluar një debat i ashpër në mes të deputetëve të pozitës dhe opozitës lidhur me privatizimin e Pos Telekomunikacionit të Kosovës.

Deputetë të opozitës kanë kundërshtuar privatizimin e PTK-së. Ata kanë kërkuar ndërprerjen e menjëhershme të këtij procesi, pasi që siç kanë theksuar ata nuk është koha e duhur e privatizimit të kësaj pasurie shtetërore.

Debati parlamentar lidhur me procesin e privatizimit të PTK-së, është bërë me kërkesë të Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Dardanisë (LDD). Besa Gaxherri deputete nga radhët e LDD-së ka kërkuar nga qeveria që t’i ofrojë Kuvendit argumente të fuqishme se me privatizimin e kësaj kompanie Kosova do të fitonte politikisht dhe ekonomikisht më shumë sesa aktualisht.

Ministri i ekonomisë dhe financave, Ahmet Shala, ndërkaq ka theksuar se ka bazë ligjore për privatizimin e PTK-së. Ndërkaq sipas tij, arsyshmërinë për privatizimin e PTK-së, e kanë paraqitur në strategjinë përkatëse, të cilën e kanë miratuar në parim ligjvënësit kosovarë.

Kundër mënyrës dhe kohës së privatizimit janë pozicionuar edhe deputet nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Aleanca Kosova e Re (AKR).

Në seancën e sotme nuk u mor vendim lidhur me privatizimin e PTK-së. Por, nga Komisioni parlamentar për ekonomi është kërkuar rekomandim rreth këtij privatizimi.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG