Ndërlidhjet

AAK: Rigjykimi i Haradinjat, lajm shumë i keq për Kosovën


Njoftimi për rihapjen e pjesërishme të gjykimit të liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj, ish kryeministër i Kosovës, është “një lajm shum i keq për AAK, për qytetarët e Kosovës, për shtetin e Kosovës”, thuhet në deklaratën e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, me rastin e vendimit të Dhomës së Apelit të Tribunalit të Hagës, për rigjykimin e pjesërishëm të zotit Haradinaj dhe të dy ish pjesëtarëve të UÇK-së, Lah Brahimaj dhe Idriz Balaj.

AAK- është “tejmase e befasuar me vendimin e Tribunalit të Hagës, veçmas kur dihet se me një vendim të Shkallës së Parë të Këtij Tribunali, më 3 prill të vitit 2008, Haradinaj është shpallur i pafajshëm prej të gjitha akuzave”, thuhet mëtutje në deklaratën e AAK-së.

AAK-ja thekson se proceset politike në Kosovë, “veçmas ato që pasojnë në vijim të shpalljes së qëndrimit këshillëdhënës të GJND-së në Hagë, më 22 korrik, do të dëmtohen thelbësisht”.

Në reagimin e AAK-së, mëtutje shkruan se “gjatë gjithë këtyre viteve të rënda për të, për familjen e tij, për AAK-në, Ramush Haradinaj është dëshmuar si njeri i fjalës, i parimeve, i respektimit të Ligjit dhe drejtësisë vendore e ndërkombëtare”.

Aleacna për Ardhmërinë e Kosovës është shprehur e sigurt se pas rigjykimit të pjesërishëm, kryetari i saj, Ramush Haradinaj, “do të shpallet plotësisht i pafajshëm”.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG