Edicioni i sivjetmë i Universitetit Veror të Prishtinës është duke u përcjellë me interesim të madh nga studentë të shumta nga vende të ndryshme perëndimore dhe nga vendet e rajonit.
Studentja nga Shqipëria, Megi Llubani, është duke vijuar kurset në Universitetin Veror. Ajo thotë se është tejet e kënaqur me organizmin dhe programet arsimore, të cilat po ndiqen në këtë universitet.
“Duhet të ndjekim 80 për qind të kursit. Nota që ne marrim në fund d.m.th. kreditë janë të vlefshme për universitetin tonë”.
“Kjo do të thotë se mund të transferohen dhe është e ndarë në përqindje, ku është e përfshirë pjesëmarrja, aktivizimi nëpër orët e leksionit, përfshihen testet që kryhen gjatë orëve dhe gjithashtu testi përfundimtar ku vlerësohesh për atë çka ke mësuar gjatë gjithë kësaj kohe”, shprehet studentja Llubani.
Universiteti Veror i Prishtinës, në të cilin po marrin pjesë rreth 400 studentë, përfshirë 120 të huaj prej 32 shteteve dhe 20 profesorë nga 12 vende të ndryshme, nga profesorët vendorë konsiderohet të jetë shembull i mirë i bashkëpunimit rajonal.
Profesori nga Universiteti Amerikan në Kosovë, Ilir Ibrahimi, thotë se për studentët e huaj, përveç tjerash, do të jetë një mundësi që të shohin një shtet duke i ndërtuar institucionet e saj.
“Kosova është një vend ku studentë nga mbarë bota mund të vijnë dhe të bëjnë studime shumë të mëdha, sepse Kosova ofron një gjë të tillë. Kosova është një vend i sapodalë nga lufta, i cili ka kaluar një eksperiencë që jo shumë vende e kanë kaluar”.
“Ndërsa, tash është në një fazë të historisë së saj të zhvillimit të një shteti. Jo shumë gjeneratave u jepet mundësia që ta ndërtojnë një shtet dhe t’u ofrosh këtyre të rinjve që të shohin ndërtimin e një shtetit nga afër, është ndoshta një eksperiencë, që ata nuk do të mund ta gjenin në asnjë vend tjetër”, shprehet Ibrahimi.
Përshtypjet për Universitetin Veror të Prishtinës i rrëfejnë edhe profesorët ndërkombëtarë. Oja Dursun Oskanca është profesoreshë nga Turqia, e cila ligjëron në një universitet në Amerikë. Ajo thotë se është mjaft e kënaqur me interesimin e studentëve.
“Jam e befasuar se sa bashkëpunues janë studentët me profesorë. Një gjë që më ka fascinuar është fakti se studentët nuk hezitojnë të shprehin mendimin e tyre”.
“Gjithashtu më ka pëlqyer njohuria globale që kanë studentët shqiptarë pavarësisht atyre në Amerikë ,të cilët përcjellin vetëm zhvillimet lokale”, tregon Oskanca.
Risi që do ta përcjellë edicionin e 10 të Universitetit Veror, sipas drejtuesve, do të jetë numri më i madh i kurseve.
Drejtori për marrëdhënie me jashtë në Universitetin e Prishtinës, Lulzim Pllana, thotë se ky edicion synon të ngrejë nivelin e ndërkombëtarizimit të Universitetit të Prishtinës dhe të kontribuojë në zhvillimin afatgjatë të arsimit në Kosovë dhe në rajon.
Pjesëmarrja e profesorëve të huaj në Universitetin Veror të Prishtinës, sipas Pllanës, po ndihmon bashkëpunimin me profesorët kosovarë.
“Për çdo kurs kemi nga një profesor ndërkombëtar dhe një profesor vendor. Kjo e lehtëson edhe mundësinë e komunikimit, ku jo vetëm studentët, por edhe profesorët kanë mundësinë të shkëmbejnë edhe përvojat e tyre me profesorë ndërkombëtarë, të cilët vijnë edhe nga vendet e ndryshme të Evropës dhe vendet e ndryshme të botës”, thotë Pllana.
Ky universitet përbëhet prej 20 kurseve, një work shop-i dhe një forumi. Këto kurse janë prej sektorëve të ekonomisë, politikës, artit, arkitekturës dhe shëndetësisë.
Deri më tani, në Universitetin e Prishtinës janë organizuar me sukses 9 edicione të Universitetit Veror të Prishtinës.
Ky projekt është dëshmuar si një mjet i shkëlqyer për ta ndihmuar Universitetin e Prishtinës në zbatimin e Procesit të Bolonjës dhe në ndërkombëtarizimin dhe mirëmbajtjen e marrëdhënieve në nivel rajonal e më gjerë, si dhe i ka fuqizuar proceset e vazhdueshme të reformimit.
Sistemi Evropian për Transfer të Kredive është prezantuar si element qendror i UVP-së dhe të gjitha certifikatat e lëshuara nga UVP-ja njihen nga universitetet e tjera evropiane që e përdorin këtë sistem.
Universiteti Veror do të jetë i hapur deri më 23 korrik.