Bota ishte më pak paqësore në vitin 2009, thotë Indeksi Global i Paqes, i cili radhit 149 vende sipas shkallës së krimit, potencialit për sulme terroriste dhe marrëdhënieve me vendet fqinje.
Edhe një herë, Iraku, Afganistani dhe Pakistani janë ndër vendet më pak paqësore të botës, ndërsa Rusia dhe Gjeorgjia shënuan rënie.
Instituti për Ekonomi dhe Paqe me seli në Australi, i cili e publikon indeksin, konsideron se më shumë se 20 faktorë të brendshëm dhe të jashtëm e përcaktojnë radhitjen e një shteti.
Indeksi i shfrytëzon të dhënat e siguruara nga Kombet e Bashkuara, Amnesty International dhe grupet tjera, si dhe mbikëqyret nga një panel ekspertësh.
Në vitin e katërt të vlerësimit, Indeksi Global i Paqes është sondazhi i parë që përpiqet ta formulojë sfidimin filozofik të idesë së paqes.
Klajd Mekonahju, drejtor i bordit në Institutin për Ekonomi dhe Paqe, thotë se rëniet e vitit të kaluar ishin pasojë e ndryshimeve brenda kufijve të vendeve.
“Bota në 12 muajt e fundit ishte në përgjithësi më pak paqësore në saje të përkeqësimit të indikatorëve të jashtëm. Këtu përfshihen shkalla globale e vrasjeve, rritja e shkallës së korrupsionit dhe përkeqësimi i stabilitetit në mbarë botën. Këta fajtorë kanë ndikuar që të përkeqësohet paqja në botë”, thotë Mekonahju.
Konfliktet e jashtme gjithashtu i kanë lënë gjurmët e veta. Rusia ra në vendin e 143, pjesërisht për shkak të efekteve nga lufta e vitit 2008 në Gjeorgji, e cila rriti shkallën e rrezikshmërisë nga një konflikt i ri i armatosur dhe prishi marrëdhëniet me Tbilisin.
Gjeorgjia iu bashkangjit Rusisë në pesë vendet e para që trazuan paqen në botë.
Endrju Uiliamson është ekspert nga Londra.
“Gjeorgjia vuajti po ashtu, pati demonstrata të dhunshme, rënie të madhe të stabilitetit politik, rritje të shpenzimeve ushtarake dhe import të armëve. Pra, Gjeorgjia pësoi sipas matjeve të Indeksit Global të Paqes për shkak të kërcimit të madh në shpenzimet ushtarake”, thotë Uiliamson.
Pas Gjeorgjisë dhe Rusisë radhitet Iraku, i cili për të katërtin vit me radhë është në krye të vendeve më pak paqësore.
Sulmet e shpeshta terroriste, zhvendosja e madhe e popullsisë dhe fushata aktuale e NATO-s brenda Afganistanit, e kanë ngjitur këtë shtet për dy vende para Irakut, në vendin e 147-të.
Pakistani fqinj këtë vit ra në vendin e 145-të.
Kazakistani, në vendin e 95-të, u radhit si më paqësori në Azinë Qendrore, vetëm 10 vende pas Shteteve të Bashkuara, të cilat janë në vendin e 85-të.
Në krye të listës, Zelanda e Re, për të dytin vit me radhë, është vendi më paqësor në botë.
Vendet skandinave gjithashtu u radhitën në mesin e 10 vendeve më paqësore.
Përveç Indeksit Global të Paqes, Instituti për Ekonomi dhe Paqe i studion edhe marrëdhëniet ndërmjet tregjeve financiare botërore dhe konflikteve.
Pjesë të rënieve që u shënuan vitin e kaluar, ndërlidhen edhe me recesionin nga fundi i vitit 2008, i cili në disa shtete i kontribuoi jostabilitetit politik dhe nxiti demonstrata. (v.p.)