Ndërlidhjet

Hagë: Gjorgjeviq ka urdhëruar dërgimin e kufomave nga Kosova në Batajnicë


Yugoslavia Serbia -- Former Serbian police general Vlastimir Djordjevic, Jan2000
Yugoslavia Serbia -- Former Serbian police general Vlastimir Djordjevic, Jan2000
Dëshmitari i mbrojtur K-87, ka deklaruar sot në Tribunalin e Hagës, se në pranverë të vitit 1999, gjenerali i policisë, Vllastimir Gjorgjeviq, e ka urdhëruar atë që kufomat që ishin transportuar nga Kosova, të varroseshin në bazën e Ministrisë së Brendshme të Serbisë në Batajnicë.

Vllastimir Gjorgjeviq, ish kryeshef i sigurmit publik të Serbisë, nga Tribunali i Hagës është i akuzuar për zhvendosje të dhunshme, deportim, vrasje dhe dëbim të shqiptarëve nga Kosova, në gjysmën e parë të vitit 1999.

Dëshmitari i mbrojtur mëtutje tha se “vetëm i ka zbatuar urdhërat”.

Trupat e pajetë, që me kamiona nga Kosova ishin dërguar në bazën në Batajnicë, janë varrosur në varrezën masive.

Në mënyrë të njejtë, i akuzuari Gjorgjeviq, ditëve të ardhshme, tri ose katër herë e kishte thirrë dëshmitarin dhe i kishte paralajmëruar ardhjen e kamionit me kufoma, ndërsa dëshmitari i mbrojtur K-87, e kishte organizuar varrimin.

Sipas akuzës, kufomat e civilëve të vrarë shqiptarë, sipas urdhërit të presidentit të atëhershëm të Jugosllavisë, Sllobodan Millosheviq, policia i kishte dërguar kufomat në Serbi për t’i fshehur gjurmët e krimit, raportojnë agjencitë beogradase.

Në më tepër lokacione në Batajnicë janë zhvarrosur më se 880 trupa të pajetë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG