Ndërlidhjet

Vreeswijk: Ky është fillimi i hetimit të korrupsionit


Johan Van Vreeswijk
Johan Van Vreeswijk

“Kjo është ajo që do ta quaja fillimi i shtrëngimit të muskujve të prokurorisë”, thotë ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit të EULEX-it, Johannes Van Vreeswijk, duke komentuar hetimet e EULEX-it në Ministrinë e Transportit.



RADIO EVROPA E LIRË
Zoti Vreeswijk, EULEX-i, dy ditë më parë, ka filluar një operacion, duke bastisur Ministrinë e Transportit, sikurse edhe banesat private të personave në ministri. Ku kanë arritur hetimet?

JOHANNES VAN VREESWIJK

Ne kemi konfiskuar materiale kompjuterike dhe dokumente për hetime të mëtejme dhe material tjetër relevant për hetime. Parimisht, është mbledhje evidencash potenciale dhe kështu për ta çuar rastin përpara.

RADIO EVROPA E LIRË
A do të bëhen arrestime?

JOHANNES VAN VREESWIJK
Jo tani. Dua të sqaroj, thënë kushtimit, ndonjë keqkuptim te ligjit, që disa njerëz mund ta kenë. Fillimi i hetimeve, përfshirë edhe bastisjen e Ministrisë në këtë rast, nuk çon menjëherë te ndonjë i dyshuar. Shumica e rasteve të mëdha përfundojnë me arrestime në fund ose në fillim të hetimeve.

Nuk mund të spekuloj, apo parashikoj ndonjë arrestim në këtë fazë. Hetimi ka të bëjë me rastin, jo me personat. Atë, që do dalë si rezultat nga kjo, do ta dimë më vonë dhe sapo ta marrim vesh, do t’jua komunikojmë.

RADIO EVROPA E LIRË
A nënkupton kjo se tash për tash nuk keni të dyshuar?

JOHANNES VAN VREESWIJK

Ne po hetojmë korrupsionin, krimin e organizuar dhe, në këtë qasje, ne po kontrollojmë të gjitha informacionet relevante, nga niveli i rastit, në nivelin individual.

RADIO EVROPA E LIRË

A keni përpiluar aktakuzë?

JOHANNES VAN VREESWIJK

Ju po shkoni shumë larg. Në sistemin legal të Kosovës, aktakuza është faza e fundit e procedurës për prokurorinë. Fillon me hetime mbi krimin, pastaj me vendimin, në këtë rast bastisje, pastaj kontrollojmë dhe mbledhim të dhëna dhe nga evidenca ne do të ngremë, nëse ka nevojë, aktakuzë, që zakonisht bëhet më vonë, kur rasti është gati të shkojë në gjykatë.

Aktakuza është faza e fundit e aktiviteteve të prokurorëve. Ajo që po bëjmë është vendimi mbi hetimet, që është ekstrakt i një aktakuze potenciale; parimisht është një akuzë mbi të cilën dikush dyshohet dhe hetimet e vërteta do të tregojnë nëse ka dyshime te bazuara ose jo.

RADIO EVROPA E LIRË

Në rastin e hetimeve në Ministrinë e Transportit, a e dini se sa para janë keqpërdorur apo vjedhur?

JOHANNES VAN VREESWIJK
Kemi të bëjmë me miliona.

RADIO EVROPA E LIRË

Ky operacion për ta luftuar korrupsionin, a do të vazhdojë? Apo, kjo është e tëra tash për tash?

JOHANNES VAN VREESWIJK

Definitivisht po. Dua t’i referohem një deklarate të lëshuar nga shefi i EULEX-it, Iv de Kermabo, e citoj: Kjo tregon përkushtimin tonë për ta luftuar krimin e organizuar dhe korrupsionin. Kjo është ajo që do ta quaja fillimi i shtrëngimit të muskujve të prokurorisë.

RADIO EVROPA E LIRË
A do të përfshihen edhe ministritë tjera?

JOHAN VAN VREESWIJK
Nuk mund ta parashikoj dhe ju e kuptoni këtë. Po, ne po hetojmë disa gjëra në nivel të ministrive.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

Më shumë materiale

XS
SM
MD
LG