Me të marrë detyrën, presidenti amerikan është përballur me jo pak sfida gjatë 2009-ës.
Në mesin e tyre ishte edhe mbyllja e qendrës së paraburgimit në Guantanamo, rimëkëmbja ekonomike, vendimi për të tërhequr trupat nga Iraku deri në gusht të 2010-ës, vendimi për të shtuar trupat në Afganistan, reformat në sistemin e kujdesit shëndetësor, ndryshimet klimatike, Irani, Lindja e Mesme në përgjithësi dhe shumë sfida të tjera.
Për angazhimin e tij, ai është shpërblyer me Çmimin Nobel për Paqe.
"Shpresa për ndryshime" vazhdon të jetë motoja kryesore e presidentit amerikan, me të cilën ai edhe fitoi mbështetjen e votuesve në 2008-ën.
Barak Obama është inauguruar si president i Shteteve të Bashkuara më 20 janar 2009.(A.V.)