Tre ushtarë të huaj dhe disa trupa afgane janë vrarë në incidente të ndara, njoftojnë zyrtarët afganë.
Dy ushtarë britanikë dhe dy ushtarë afganë kanë humbur jetën si pasojë e një sulmi vetvrasës në provinën afgane të Helmandit. Një ushtar estonez është vrarë nga një shpërthimnë jug të Afganistanit.
Shefi i policisë afgane në Herat dhe tre truprojat e tij janë vrarë gjatë një sulmi ndaj tyre.
Dhuna në Afganistan gjatë këtij viti ka arritur nivelet më të larta që nga ndërhyrja ndërkombëtare në vitin 2001.