Ndërlidhjet

Hagë: Dëshmojnë Shqipëria e Gjermania



Sot në Hagë vazhdon seanca dëgjimore lidhur me ligjshmërinë e pavarësisë së Kosovës. Pritet të flasin katër shtete, nga të cilat janë konfirmuar Shqipëria dhe Gjermania. Të dyja vendet do të flasin në mbrojtje të pavarësisë së Kosovës. Pritet të përcaktohen përfundimisht dhe dy shtetet e tjera. Seanca e sotme do të fillojë në ora 10 dhe do të vazhdojë deri në ora 1 të pasdites.

Gjatë ditës së parë kanë folur delegacionet e Serbisë dhe Kosovës. Në mbrojtje të pavarësisë së Kosovës gjatë seancës së djeshme kanë folur edhe disa ekspertë ndërkombëtarë.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG