Në Kosovë është shënuar rasti i dytë i vdekjes nga virusi A/H1N1.
Lajmin e konfirmoi për Radion Evropa e Lirë, zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë, Faik Hoti.
Hoti tha se fjala është për një vajzë e lindur në vitin 1984 nga komuna e Gjakovës, e cila para tri ditësh ishte shtruar në Klinikën Infektive në Prishtinë.