Sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Klinton ka arritur në Afganistan për të marrë pjesë në ceremoninë e betimit të Hamid Karzait në postin e presidentit. Ky është mandati i dytë i Karzait, të cilin e fitoi pas tërheqjes nga raundi i dytë i zgjedhjeve të kundërshtarit Abdullah Abdullah.
Presidenti amerikan Obama ka theksuar se strategjia e re e Shteteve të Bashkuara në Afganistan synon të na vërë “në rrugën e përfundimit të luftës”.
Obama theksoi gjatë një interviste për mediat amerikane se ka për qëllim që këtë luftë të mos ia trashëgojë dhe një presidenti tjetër pas tij.