Ministria e Shëndetësisë e Bullgarisë ka shpallur epidemi të gripit të ri në tërë territorin e vendit.
Ky hap i qeverisë u ndërmorr pas vlerësimeve se në këtë vend ka 210 të sëmurë në 1 mijë banorë.
Shpallja e epidemisë është shoqëruar me një varg masash kufizuese në entet shëndetësore.
Të gjitha shkollat fillore në Sofje do të jenë të mbyllura prej 9 deri 15 nëntor.
Në Bullgari deri tani janë regjistruar gjashtë viktima nga virusi i ri.