Ndërlidhjet

Fshatarët afganë thonë se janë vrarë civilë



Fshatarët në provincën jugore afgane të Helmandit thonë se nëntë civilë e kanë humbur jetën nga një sulm ajror amerikan, përfshirë gra dhe fëmijë.

Por autoritetet e Afganistanit thanë se të gjithë që janë vrarë në sulmin e djeshëm ishin militantë.

Rreth 300 fshatarë i nxorrën kufomat në rrugët e qytetit Lashgar Kah, duke pretenduar se u përkisnin civilëve, të cilët ishin duke punuar në fushë.

NATO nuk ka bërë ndonjë koment.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG