Liderët e Bashkimit Evropian dhe të Shteteve të Bashkuara do t’i diskutojnë sot në Uashington për ndryshimet klimatike, krizën financiare dhe gjendjen në Afganistan dhe Irak.
Ky është samiti i parë SHBA-BE që nga ardhja e presidentit Barak Obama në Shtëpinë e Bardhë.
Samiti zhvillohet në prag të konferencës mbi ndryshime klimatike, që do të mbahet në dhjetor në Kopenhagë.
Pritet që në takimin në Uashington të ngritet edhe iniciativa për bashkëpunimin SHBA-BE në fushën e energjisë.