Ish presidenti amerikan, Bill Klinton, ka thënë se është i nderuar që gjendet në Kosovë dhe duke mbajtur një fjalim, aty ku kishte mbajtur edhe nënpresidenti aktual i Shteteve të Bashikuara, Xho Bajden, të cilin Klinton e quajti mik me të cilin ka punuar për vite të tëra.
Duke përmendur të arriturat e deritashme që prej përfundimit të luftës në Kosovë, presidenti i dikurshëm amerikan ftoi të gjithë në Kosovë të ndjehen krenarë me rrugëtimin e tyre deri më tash.
“Megjithatë, tani duhet të mendojmë se çka do të bëni dhe një prej gjërave që kam mësuar është fakti se është shumë më e lehtë për njerëzit të ndajnë të ardhmen nëse mendojnë më shumë për të dhe më pak për të kaluarën”, tha zoti Klinton, duke ftuar për integrim të mëtejshëm të serbëve dhe grupeve tjera pakicë.
“Ato me çka jeni përballur ju para një dekade dhe atë që jeni duke e ndërtuar prej atëherë, është një rrugë të cilën duhet të shkojë bota në shekullin 21”, tha Bill Klinton, për të shtuar se “është me rëndësi që njerëzit të jenë krenarë për atë se çka janë, përfshirë këtu rrënjet etnike dhe fetare”.
Ai ka rikujtuar edhe vizitat që me bashkëshorten e tij, Hillari Klinton, e cila sot është sekretare amerikane e shtetit, i kishin bërë në kampet e refugjatëve ku ishih zhvendosur shqiptarët e Kosovës.
“Kurrë nuk do t’i harroj fytyrat e njerëzve dhe rrëfimet e tyre”, tha Klinton.
Pas adresimit në Kuvend, zoti Klinton u nis për në bulevardin që mban pikërisht emrin e tij, për të përuruar shtatoren e njeriut që në Kosovë cilësohet si hero.
Bulevardi që prej orëve të hershme të mëngjesit, është mbushur plot me qytetarë, të cilët në duar mbajnë flamuj amerikanë dhe portrete të ish presidentit amerikan.
Nga skena me mbishkrimin “Kosova nderon heroin”, ish presidenti amerikan, Bill Klinton, përshëndeti numrin e jashtëzakonshëm të qytetarëve që kishin dalë për të marrë pjesë në përurimin e shtatores së Klintonit, në sheshin “Bill Klinton”.
Ai iu drejtua turmës me fjalët “Falemnderit që më mirëpritët”.
“S’kam pritur se dikush do të bëjë një shtatore aq të madhe për mua”, tha ish presidenti amerikan, duke shtuar se “ndihem jashtëzakonisht mirënjohës që kam pasur mundësinë për t’ua dhënë juve shansin të ndërtoni një të ardhme më të mirë”.
Në turmë gjithandej valëviteshin flamujt amerikanë dhe ata kosovarë. Mesazhi kryesor nga organizatorët, “Miqtë e Amerikës – miqtë e Bill Klintonit”, ishte se “Kosova nuk ka harruar gjithë ato që presidenti Klinton ka bërë”.
Ish presidenti falënderoi ushtarët amerikanë në Kosovë dhe ata të NATO-s, zonjën Medlin Albrajt, Riçard Holbruk, Ueslej Klark, gjithashtu edhe presidentin Xhorxh Bush dhe Kondoliza Rajs.
“Dua t’ju siguroj se presidenti Obama, sekretarja Klinton dhe i gjithë populli amerikan është me ju sot dhe do të jenë në të ardhmen tuaj”, tha Klinton.
“Ne ndajmë një planet të vogël midis nesh, të kërcënuar nga terrorizmi, sëmundjet, ngrohja globale dhe kriza financiare. Ndajmë edhe ëndërrat për fëmijët tanë. Duhet të vendosim mbi dicka shumë të thjeshtë, qoftë në Kosovë apo kudo tjetër në botë, nëse do të përqëndrohemi tek e nesërmja apo e djeshmja, tek ajo që na bashkon apo ajo që na ndan”, u tha qytetarëve të mbledhur ish presidenti amerikan.
“Besoj se mund të gjeni prosperitet, paqe dhe shpresë, por vetëm nëse e gjeni bashkërisht”, tha në fund ish presidenti amerikan, duke i dhënë fund kështu edhe ceremonisë së përurimit të shtatores.
Presidenti Klinton në Kosovë gëzon respekt të jashtëzakonshëm, për rolin që ka pasur në fushatën ajrore të aleancës veri-atlantike kundër forcave serbe të sigurimit më 1999.
Pikërisht ky rol ka bërë që figura e ish presidentit amerikan në Kosovë të shihet si personalitet që çliroi Kosovën nga pushteti i dhunshëm i Serbisë së udhëhequr nga Sllobodan Millosheviqi.
Vizita e presidentit Klinton në Kosovë, është e treta me radhë që prej përfundimit të luftës dhe e para që prej shpalljes së pavarësisë më 17 shkurt 2008