Këshilltari për siguri kombëtare i Shteteve të Bashkuara, Xhejms Xhons, pritet të qëndrojë në Rusi, për bisedime që kanë për qëllim arritjen e marrëveshjes së re ndërmjet Uashingtonit dhe Moskës, për kufizimin e arsenaleve atomike.
Shtëpia e Bardhë njoftoi se zoti Xhons do të takohet me zyrtarët e lartë të Rusisë në Moskë, me ç’rast pritet të diskutohet për traktatin e ri, i cili do ta zëvendësonte Marrëveshjen për Reduktimin e Armatimit Strategjik, e njohur si START 1, e cila përfundon në dhjetor të këtij viti.
Zoti Xhons në Moskë do të qëndrojë sot dhe nesër.