Turqia thotë se përfundimi i “tragjedisë humanitare” në Gaza dhe ripërtritja e përpjekjeve paqësore në Lindjen e Mesme, është jetike për normalizimin e lidhjeve të saj me Izraelin.
Duke folur para gazetarëve në Ankara, ministri i jashtëm i Turqisë, Ahmet Davutoglu, i ka hedhur poshtë sugjerimet se qeveria e Turqisë është bërë anti izraelite.
Marrëdhëniet e dikurshme të mira turko – izraelite, kishin filluar të përkeqësohen në muajin janar, pasi qeveria e Turqisë e kritikoi ashpër Izraelin për shkak të ofensivës së tij ushtarake në Rripin e Gazës.
Javën e kaluar, Turqia nuk e lejoi Izraelin të marrë pjesë në një ushtrim të përbashkët ushtarak të planifikuar.