Presidentja e Irlandës Meri MekAlesi e ka nënshkruar Traktatin e Lisbonës, duke e kompletuar procesin e ratifikimit, pasi votuesit më herët e miratuan në referendum.
Tash Republika e Çekisë mbetet vendi i vetëm nga 27 anëtarët e BE-së që duhet ta ratifikojë traktatin.
Dokumenti, i cili synon të lehtësojë vendim-marrjen në BE, është ratifikuar nga Parlamenti çek, por presidenti euroskeptik, Vaclav Klaus, ende refuzon ta nënshkruajë.