Mbi 70 regjisorë nga gjithë bota kanë nënshkruar një peticion ku kërkohet lirimi nga burgu i kolegut të tyre, Roman Polanski. Në mesin e nënshkruesve janë regjisorë si Majkëll Men, Vim Venders dhe Pedro Almodovar.
Polanski u arrestua në Zvicër pasi kërkohet nga drejtësia amerikane për kryerje të marrëdhënieve seksuale me një të mitur në vitin 1977.