Ndërlidhjet

SHBA-India bisedojnë për mbrojtjen


Sekretarja amerikane e Shtetit, Hilari Klinton, shpreson të nënshkruajë një marrëveshje me Indinë, me të cilën do të hapej rruga për shitjen e armëve të sofistikuara amerikane në këtë vend.

Me këtë marrëveshje, Uashingtoni do të mund të kontrollonte që armët e përdorura nga India të kenë qëllimin e caktuar dhe do të mund të parandalohej që teknologjia të mos përdoret nga vende të tjera.

Klinton, sot, mbajti një fjalim para studentëve të një univeristeti në Nju Delhi, me ç’rast tha se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të mbështesin luftën globale kundër terrorizmit dhe ekstremizmit.

“Është pjesë e misionit tim dhe e shtetit tonë që të bëjmë çdo gjë që mundemi për të mbështetur ata që ngriten kudo kundër ekstremizmit”, tha Klinton.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG