Në periudhën post-sovjetike, shumë njerëz nga Azia Qendrore dhe Kaukazi Jugor kanë migruar në Rusi për të kërkuar punë. Si rrjedhojë e ciklit të madh të migrimit në 20 vjetët e kaluar, ka pasur dhe rritje të numrit të fëmijëve kazakë, uzbekë e të tjerë, që jetojnë në jetimoret ruse, të cilët janë braktisur apo edhe marrë nga prindërit e shkujdesur.
16-vjeçari Akram ka jetuar për tetë vjet në Shtëpinë e Fëmijëve numër 19 në Moskë. Ai, motra dhe vëllezërit e tij ishin marrë nën përkujdesje të shtetit, pasi ishte mësuar se fëmijët jetonin në kushte të tmerrshme me babanë e tyre uzbek dhe nënën ruse.
Udhëheqësja e jetimores, Maria Ternovskaja, tregon se kur Akramit dhe vëllezërve të tij u thuhej të lahen, ata pyesnin nëse ishte verë, sepse fëmijët thoshin se në shtëpinë e tyre laheshin vetëm kur ishte koha e nxehtë.
Sot, Akrami është një djalë i gjatë dhe i pashëm, i cili i gëzuar tregon medaljen e artë që ka fituar në garat e vizatimit në Moskë. Edhe vëllezërit e tij janë gjendur mirë. Vëllai i madh i Akramit është birësuar dhe gjendet në Shtetet e Bashkuara, ndërsa motra e tij studion në universitet.
Histori të tilla të suksesshme nuk janë të zakonshme në sistemin e jetimoreve në Rusi, e sidomos në mesin e fëmijëve që kanë prejardhje të përzier, thotë Masha Kapilina, psikologe në jetimoren nr. 19. Këta jetimë multi-etnikë përballën edhe me më shumë sfida, thotë ajo.
“Për rusët, ata nuk janë rusë. Për kazakët dhe uzbekët, ata nuk janë as kazakë, as uzbekë. Dhe kështu, ata fitojnë ndjenjën se nuk janë askush”, thotë Kapilina.
Pavijoni numër 19 përfshin dhe Mishën, djalin e heshtur 11 vjeçar, i cili qe adoptuar pasi që babai i tij azerbajxhanas ishte dënuar për krim dhe më pas internuar. Aty është po ashtu Leoni, 5-vjeçar, i cili është marrë nën përkujdesje, pasi që nëna e tij afrikane dhe babai rus nuk ishin të zotë të kujdesen për të ashtu siç duhet. Një tjetër fëmijë është një gjysmë-mongolin, ndërkaq një tjetër një gjysmë-iranian.
Por, problemi është komplikuar edhe më me trendin e ri – me kthimin e ish-migrantëve në vendet e tyre, pasi që mundësitë për punë në Rusi ishin zvogëluar.
Sulaiman Shokhodr, nga Qendra për Migrim në Moskë, thotë se është në rritje numri i rasteve që përfshijnë fëmijët migrantë, të cilët janë birësuar apo marrë nën përkujdesje kur familjet u kthyen në vendet e tyre.
“Është një problem i vjetër, por që është aktualizuar vitet e fundit”, thotë Shokhodr.
Tursunbek Akun, ombudspersoni për të drejtat e njeriut në Kirgistan, tregon se 60 fëmijë kirgistanas janë lënë në jetimoret e Rusisë, gjatë tre vjetëve të fundit. Dy të tretat e fëmijëve raportohet se tashmë janë birësuar; shumica nga familje në Shtetet e Bashkuara.
Këto raste nuk janë të kufizuara vetëm tek fëmijët kirgistanas. Kreu i Qendrës për Migrim, Gavkhar Dzhurajeva, tregon për ngjarjen e dy fëmijëve të Taxhikistanit, të cilët janë lënë në Moskë, pasi që familja e tyre ishte kthyer në vendin e origjinës. Pak kohë më vonë, të afërmit e tyre ishin kthyer për ta, por atë kohë, një familje amerikane vetëm se kishte shprehur interesim për t’i birësuar. Shtëpia, ku ata kishin jetuar, ua kishte lënë fëmijëve të vendosin dhe ata kishin zgjedhur Shtetet e Bashkuara.
Sidoqoftë, thuhet se pak fëmijë që kalojnë jetën e tyre nën përkujdesje të shtetit, janë në gjendje të integrohen në shoqërinë normale. Statistikat tregojnë se një në 10 fëmijë që jetojnë në jetimore, kryen vetëvrasje.
* * * * * * * * * *
Në qytetin kryesor të Kazakistanit, ka shumë fëmijë të pastrehë, të cilët të abuzuar nga familja, janë detyruar të dalin dhe të mbrojnë veten e tyre në rrugë. Korrespondenti i Radios Evropa e Lirë, Jermek Boltavev, ka mësuar më shumë për jetën e një të riu të pastrehë...