Në orën 9:30 minuta, nënpresidenti amerikan, Xhozef Bajden, ka arritur në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, ku edhe është organizuar një ceremoni mirëseardhjeje për të.
Në pjesën ushtarake të këtij aeroporti, ishte vendosur një pano e madhe me ngjyrat e flamurit amerikan, në të cilën është shprehur edhe mirëseardhja për njeriun që në Kosovë njihet si një nga mbështetësit më të fuqishëm të pavarësisë së Kosovës.
Pasi është takuar me mikpritësit e tij në aeroport, ai është transportuar me helikopterë të KFOR-it në selinë qendrore të kësaj force ndërkombëtare në Prishtinë.
Prej andej, ai ka ardhur në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës dhe përgjatë gjithë rrugës është përshëndetur nga qytetarë të shumtë dhe fëmijë shkollash, të cilët në duar mbanin flamuj amerikanë dhe ata të Kosovës.
"Shtetet e Bashkuara e kanë bërë të qartë se njohja e pavarësisë së Kosovës është e pakthyeshme dhe kjo nuk do të ndryshojë. Së dyti, një Kosovë e tërësishme dhe e bashkuar është minimumi që duhet të përmbushet në kuptimin e politikës amerikane. Kosova e Bashkuar dhe e pandarë absolutisht është thelbësore”, ka thënë nënpresidenti amerikan Bajden.
Ndryshe, Prishtina sot është zbukuar gjithandej me flamuj amerikanë dhe të Kosovës, ndërkaq nëpër rrugë janë vënë mbishkrime, në të cilat shprehet mikpritja dhe falënderimi për nënpresidentin amerikan.
Autoritetet thonë se kanë bërë të gjitha përgatitjet për pritjen e zotit Bajden, vizita e të cilit është vizita e nivelit më të lartë politik që prej shpalljes së pavarësisë së Kosovës.
Udhëheqësit e institucioneve dhe përfaqësuesit politikë e kanë cilësuar këtë vizitë si një riafirmim i mbështetjes dhe përkushtimit të Shteteve të Bashkuara për Kosovën, por edhe për paqen dhe qëndrueshmërinë në rajon.
Zoti Biden në Kosovë vlerësohet si një nga mbështetësit më të fuqishëm të pavarësisë së Kosovës, të cilën deri sot e kanë njohur 60 vende të botës.

Gjatë takimit me udhëheqësit më të lartë institucionalë, nënpresidenti amerikan ka thënë se “njohja e pavarësisë nga Shtetet e Bashkuara është një proces i pakthyeshëm”.