Anëtarësimi i plotë i Shqipërisë në NATO dominon në ballinat e shtypit të sotëm prishtinas.
“Koha Ditore” shkruan se data e një prillit do të mbetët si një ndër datat më të rëndësishme në historinë e Shqipërisë dhe të Kroacisë. Ndërsa, sa i përket Kosovës, sipas kësaj gazete, një gjë ka ndryshuar në NATO - është rritur në 24 numri i vendeve anëtare të NATO-s, të cilat e kanë njohur shtetësinë e Kosovës dhe vetëm 4 që nuk e kanë bërë këtë.
Gazeta tjetër “Bota sot” vlerëson se me hyrjen e Shqipërisë në NATO, u jetësua ëndrra historike e shqiptarëve.
Nota pozitive për këtë anëtarësim jep edhe “Kosova sot” përmes një editoriali të saj. “Flamuri shqiptar do të ngrihet në Bruksel mes 28 flamujve të vendeve të NATO-s, duke shënuar një kthesë të madhe që bëri populli shqiptar pas shumë vjetëve të diktaturës dhe izolimit”, vlerëson “Kosova sot”.
Ndërsa, “Epoka e re” shkruan se hyrjes së shtetit shqiptar në NATO i janë gëzuar shqiptarët këndej e andej kufirit. Pozita dhe opozita në Kosovë, sipas kësaj gazete, kanë vlerësuar se me anëtarësimin shqiptar në NATO, do të rritet siguria në tërë rajonin.
Në anën tjetër, shtypi i sotëm vlerëson se mosnjohja e Kosovës nga 5 vendet e BE-së do të shkaktojë telashe në sfera të ndryshme në Kosovë.
E përditshmja “Zëri” konstaton se kjo pesëshe është problem më i madh se UNMIK-u. Duke cituar burime diplomatike perëndimore, “Zëri” vë në pah se për autoritetet e Kosovës dhe për instancat perëndimore, sprovë më të madhe sesa largimi i UNMIK-ut nga Kosova, paraqesin modeli i neutralitetit ndaj statuti të Kosovës dhe mungesa e konsensusit në Paktin NATO dhe në Bashkimin Evropian për shtetin e Kosovës.
Tutje, “Zëri” shkruan se në rrethanat e sotme, largimi i UNMIK-ut do te jetë i mundur, vetëm nëse ka ndonjë marrëveshje mes pesëshes së BE-së dhe Këshillit të Sigurimit, për ç’gjë vetë gazeta ngrit dyshime, për shkak të pozicionit të Rusisë karshi Kosovës.
Ndërkohë, duke mbetur te njohja e Kosovës, gazeta “Express” nën titullin “Cunami nga Indonezia” shkruan se ky shtet do ta njohë shpejt Kosovën.
Këtë njoftim, “Express” e mbështet në një deklaratë që presidenti i këtij vendi, Susilo Bambang, ka bërë në Londër, ku citohet të ketë thënë se Indonezia është e mundur ta njohë shpejt pavarësinë e Kosovës.
“Express” vlerëson se meqë Indonezia është shteti me popullsinë më të madhe myslimane në botë, ajo mund të shërbejë si një cunami që do të nxitë njohje tjera nga bota islamike.
Ndryshe, e përditshmja “Infopress” trajton një temë që prek mërgatën kosovare. Kjo gazetë shkruan se një numër prej rreth 40 mijë banorëve të Kosovës me banim në Gjermani, pritet që të kthehen grupe-grupe. Sipas këtij shkrimi, shumica nga ta në fakt janë romë, ashkalinj, por ka edhe shqiptarë, që janë lajmëruar atje si të rrezikuar politikisht që të qëndrojnë në Kosovë.
Ky kthim, sipas “Infopress”, do të nisë nga muaji shtator i këtij viti. Ndërkohë, duke cituar një zyrtar gjerman të afërt me këtë proces, gazeta ka bërë të ditur se do jetë muaji shtator kur Qeveria gjermane do të marrë vendim për formën e kthimit.