Komisioni Shtetëror Zgjedhor i Malit të Zi ka konfirmuar sot fitoren bindëse të koalicionit "Mali i Zi Evropian", që udhëhiqet nga kryeministri, Millo Gjukanoviq.
Komisioni tha se, sipas rezultateve preliminare, ky koalicion ka fituar 48 nga 81 vendet në Parlamentin e Malit të Zi dhe kjo i mundëson koalicionit, që vetë ta formoj qeverinë.
Zoti Gjukanoviq pat kërkuar zgjedhje të parakohshme, duke thënë se ai dëshiron ndërmarrjen e reformave të dhembshme ekonomike dhe sociale, që janë të nevojshme për afrim me Bashkimin Evropian.
Por, opozita konsideron se qeveria është ngutur me zgjedhje të parakohshme për shkak të frikës se kriza globale financiare ka mundur ta dëmtoj popullaritetin e zotit Gjukanoviq në periudhë afatgjatë.