Ndërlidhjet

SHBA: Pakistanezët kanë lidhje me militantët


Shefi i shtamadhorisë së bashkuar të ushtrisë së Shteteve të Bashkuara, Mike Mullen, tha se ka "indikacione" se elemente të shërbimit të inteligjencës pakistaneze ende i mbështesin militantët e al-Kaidës dhe talibanët.

Ai kërkoi që agjencia informative e Pakistanit në mënyrë "fundamentale" ta ndryshoj raportin e saj me militantët në kufirin perëndimor me Afganistanin dhe në atë lindor me Indinë.

Këto komente u bënë, pasi presidenti amerikan, Barack Obama, dje e shpalli strategjinë e re për luftën në Afganistan.

Sipas kësaj strategjie, parashihet më tepër ndihmë amerikane për Pakistanin, në shkëmbim për bashkëpunim të shtuar në luftën kundër al-Kaidës dhe talibanëve.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG