Ndërhyrja e NATO-s në Kosovë më 24 mars të vitit 1999, nga njohësit e proceseve politike dhe hisedarët e procesit të shtet-bërjes së këtij shteti, vlerësohet si një kthesë e madhe historike për vendin, e cila, siç thuhet, i dha Kosovës lirinë dhe ia hapi rrugën asaj për të shpallur më vonë pavarësinë.
Sidoqoftë, 10 vjet më pas, sipas tyre, mbesin akoma shumë sfida për shtetin e Kosovës, sikurse në rrafshin e brendshëm, ashtu dhe në atë të jashtëm.
Akademik Esat Stavileci vlerëson se Kosova, ndonëse ka një status të definuar, vazhdon të jetë në një proces ende të papërfunduar. Ai thotë se problemet aktuale në Kosovë shtrihen në tri dimensione.
“Kosova ende është, siç shprehem unë në mënyrë figurative, me dhembje të vazhdueshme koke. E para, për shkak të mosshtrirjes së pushtetit, ligjit dhe kontrollit në të gjithë territorin e saj; për shkak të pranisë relativisht të fuqishme civile ndërkombëtare, dhe e treta, për shkak të ndërhyrjeve të pandërprera të pushtetit serb në jetën politike në Kosovë”, konsideron Stavileci.
Ndërhyrja e NATO-s në Kosovë, të cilës i kishin paraprirë një varg përpjekjesh të përfaqësuesve kosovarë, si dhe të diplomatëve ndërkombëtarë, për arritjen e një marrëveshjeje, përmes së cilës do të ndalej lufta, sipas deputetit nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Ramë Buja, ka qenë zgjidhja e vetme e realizueshme.
Buja, i cili ishte pjesëmarrës në Konferencën e Rambujesë, kujton procesin e atëhershëm.
“Në fakt, në konferencën ndërkombëtare në Rambuje u harxhuan të gjitha mjetet tjera për të realizuar paqen dhe lirinë në Kosovë. Andaj, komuniteti ndërkombëtar, përmes NATO-s, u shtrëngua që të kalojë në mjete të tjera. U realizua liria dhe pas një kohe relativisht të gjatë u realizua pavarësia, dhe sot jemi në këtë pozicion në të cilin jemi”, shprehet Buja, duke shtuar se prezenca e NATO-s në Kosovë do të jetë e nevojshme për një kohë të caktuar.
Kështu pohon dhe kryetari i Këshillit Atlantik të Shqipërisë, Arian Starova, i cili thekson se tensionet aktuale në pjesë të caktuara të vendit e bëjnë të pashmangshme vazhdimin e pranisë së NATO-s në Kosovë. Ai mendon se ndërhyrja e Aleancës Veri-atlantike në Kosovë i ka sjellë paqe dhe stabilitet jo vetëm vendit, por mbarë rajonit.
“NATO ka bërë që në rajonin tonë askush të mund të mendojë më për luftëra. Natyrisht se ka konflikte dhe përplasje interesash. Siç e dimë të gjithë, jo shumë larg prej Prishtinës është Mitrovica, ku ka ende tensione. Por, askush nga ne nuk beson që nesër do të ketë një luftë, sepse prania e NATO-s, trysnia ndërkombëtare dhe mënyra e zhvillimit të ngjarjeve, tregojnë që edhe vetë serbët janë në tërheqje”, thotë Starova.