Ndërlidhjet

Shillovë: Serbët përleshen me policinë e Kosovës


Dhjetra protestues serbë dhe tetë pjesëtarë të policisë së Kosovës janë lënduar lehtë në përleshjen e sotme në fshatin Shillovë të komunë së Gjilanit, e cila u organizua për shkak të ndërprerjes së furnizimit me energji elektrike.

Policia tha se rreth 200 serbë protestuan për të tretën ditë me radhë, duke u përpjekur që të bllokojnë rrugën kryesore, e cila çon në drejtim të Prishtinës.
Zëdhënësi i policisë tha se kur policia u përpoq t'i pengojë të bllokojnë rrugën, protestuesit i gjuajtën policët me gurë dhe shishe.

Korporata Energjetike e Kosovës tha se reduktimet janë bërë për shkak të fakturave të papaguara të energjisë elektrike, disa nga të cilat janë nga viti 1999.

Përdorimi i përmbajtjes sonë

⚠️ Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Radios Evropa e Lirë mbrohet nga ligjet amerikane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit.

Mirëpresim ripërdorimin, ripublikimin dhe rishpërndarjen e përmbajtjes sonë, të publikuar në platformat tona digjitale, me kusht që të na citoni drejt si "Radio Evropa e Lirë", bashkë me linkun që çon te përmbajtja jonë origjinale.

XS
SM
MD
LG